Monday 25 March 2013

Te lisat ne Shenkoll

Te lisat në ShënKoll

Këngë, vaje e bejte pilurjote


Këtë libër ia dedikoj kujtimit të dhimbshëm të nënës sime, Persefoni, vdekja e parakohshme e së cilës e privoi fëmijërinë time nga shumë gëzime e përkujdesje, por që, gjithësesi, m’i bëri më të shtrenjta kujtimet e pakta dhe më të bukur vizionin e saj.


AUTORI


Një letër në vend të parathënies

Zotit Andrea Çipa, në Pilur, Himarë

I nderuari zoti Andrea !
Letra juaj dhe vlerësimi që ju i bënit librit tim “Gjerdan i këputur”, si dhe pritja plot dashamirësi që iu bë këtij libri në Pilur, më ngrohën e më nxitën që të shpejtoj punën për vëllimin e dytë. Tani, që e mbarova dhe këtë vëllim, shoh se kam ende shumë për të bërë. Lu-mi i pashtershëm i këngës popullore nuk hidhet dot nëpër gota uji. Tek ky lumë mund të mbushësh disa gota, të freskohesh duke pirë e përsëri të ndjesh etje. Këngët e Pilurit kanë një vezullim margaritari për këdo që i dëgjon njëherë dhe i ndrijnë në vetëdijen e tij vazhdi-misht. Këngët e Pilurit mund t’i krahasosh shumë mirë me ato pinat që gjenden në fund të detit, të mbuluara plot myshqe deti e të kripëzuara, por që kur i hap gjen brenda tyre margaritarë të çmueshëm, të cilat e vlejnë çdo sakrificë.
Por dhe margaritarët, sado të çmuar të jenë, duhet t’i ketë dikush që ua di vlerën, sepse ndonjë që s’i di se ç’janë, mund t’i hedhë poshtë, pa ditur se ç’pasuri flak në rrugë. Për fat të mirë, disa këngë të Pilurit kanë rënë në duar të mira dhe janë vlerësuar prej tyre. Përshembull, Prof. Dh. Pilika te kënga “Shkab’ e madhe”, “Zun’ e u cingrinë”, “Kush ka qenë trim një herë”, ka analizuar me mjeshtëri vijueshmërinë e origjinës sonë nga pellazgët, te ilirët e gjer më sot etj. Internacionalizmin e popullit e shprehin dhe këngët për Korfuzin etj. Ka tek këto këngë një pasuri fjalësh, si në krijimin e fjalëve të reja, përshembull “tapisi”, ashtu dhe në ringjalljen e fjalëve të vjetra, si: “më të kaptë” etj. Por analizën e këtyre problemeve mund ta bëjnë vetëm specialistët, në një kohë që shpesh këto këngë i zotërojnë dhe i humbin njerëz të zakonshëm. Llambro Çipa ka shkruar gjithë jetën, por sa pak kemi sot.prej tij. Vjershat e Fane Kokës dhe të Mërkur Mërkurit kanë emigruar bashkë me djemtë në Greqi dhe kush e di se në ç’sunduk flenë dhe kush e di se ku do t’i hedhin nuset e djemve ose të nipërve kur të pastrojnë sunduqet e raftet, pa e kuptuar se ç’dëm të madh po bëjnë.
Do Zoti dhe unë gaboj.
Pilurjotët gjithë jetën kanë ngritur këngë, i kanë kënduar e i kanë shkruar ato. Telo Stefani, që përtej varrit ka ndihmuar me shkrimet e tij të mrekullueshme. I qoftë e lehtë balta atje ku ka rënë. Në sirtaret e tim eti gjeta ca perla poetike dhe i botova. Mbase më qorton më pas, por gjer atëherë do kem gjetur një justifikim. Pra, dua të them që këngët, bejtet e përrallat shpesh gjenden atje ku s’ta pret mendja. Por ato duhet të dalin në dritë. Thonë se thesari i Ali Pashës është fshehur diku. E ç’vlerë ka, kur s’e përdor askush? Pa mendo se ç’mund të bënte, po ta zotëronte ndonjë njeri i zoti.
Unë bëra diçka të vogël: botimin e këtyre dy librave. Dhe të tjerëve që kam ndërmend të shkruaj me këtë temë. Për këtë punë më kanë qëndruar afër e më kanë mbështetur Pilo Kolagji e Thanas Çakalli. Këngët e bejtet m’i kanë dhënë Sose Çipa e K.  Mërkuri, Labo Çakalli e P.Lapa, Milo Qurku, Zano Çakallli, Minello Qurku, trashëgimtarët e Telo Stefanit etj., të cilët i përmend në çdo faqe libri, sipas këngës përkatëse dhe për të cilët dua të shpreh dhe njëherë falenderimet e mia.
Madhësia e këtij libri u kufizua nga mjetet e pakta financiare të miat.
Këto doja të të shkruaja, xha Andrea. Dhe meqënëse këto vlejnë dhe për lexuesin e librit dhe për 7000 familjet pilurjote, të shpërndara kudo në botë, këtë letër po ta dërgoj të botuar, në vend të parathënies tek ky libër. Unë shpresoj se mesazhi vlen për të gjithë. Duke të falenderuar edhe njëherë për letrën tënde, të uroj shëndet e pleqëri të bardhë e të mirë u pjekshim.


Timo Mërkuri                           Sarandë, më 27 qershor 2005



Demave të Shqipërisë[1]

Demave të   Shqipërisë
S’u shpëton lop’ e Turqisë
Ali Pasha, lopë plakë
Po ta mbajti, eja prapë.


Allajbeu kur dërgoi

Allajbeu kur dërgoi
Bregudetit ç’i kërkoi
Që nga Shkall’ e Qeparoit
Himar’ e Vunoi ç’thotë?
Doktor Rexhua me shokë.
Doktor Rexhua kur foli
Xhelep e dhekat s’pranoi.
Asnjë armët s’i lëshoi
Pano Kolekë Vunoi
Doktor Rexhua nga Himara
Në Stamboll na gjen përpara
Te Sulltani do të vemi
Të na shoh’ se cilët jemi.

Llambro  Çipa
E dha Sose Çipa
Shkab’ e madhe

Shkab’ e madhe kasaba
Me dy krahë të mëdha
Shkab e madhe me dy kokë
Mbret’ i zogjve në ktë tokë
Shkabë e madhe në male
Nuk u dhe e nuk u fale.

Populli


Marrë nga Dh.Pilika “Pellazgët, origjina e jonë e mohuar”  fq. 79

Zun’ u cingrinë
Ci më ci zun’ u cingrinë
Junani me Bullgarinë
Sebep për Maqedoninë
Se ka qënë vëndi inë
Se ka qënë mëmëdheja
E Skënderit si rrufeja
Që prapë nuk e pjell dheja
Olimbiadha nga Janina
Që ka pjellë ata trima
Të fortë si vetëtima.[2]

Populli
Marrë  nga libri I Dh.Pilikës “Pellazgët….”
Fq. 50



Qeshi moti

Doli dielli, qeshi moti
Ç’u martua Kastrioti
Kastrioti ç’u martua
Mori një sojlleshë grua
Sojllesh’ e sua astriti
Der’ e parë Arianiti
Ç’e mori gruan sojllesh
Që llamburiti në Lesh’
Në Lesh’ e në gjithë anë
Të gjithë të dhan’ uranë.


Llambro Çipa

Marrë nga F.Veizi   “Bregu I detit në këngë”,
fq. 28.


Trimi trimin kishte lerë

Trimi trimin kishte lerë
O Kastrioti me nderë
Nga Donika jon’ e mjerë
Që qe bijë nga këjo derë
Të kemi nipçe përherë
Të kemi nipçe të lartë
Ndaj të presim të na vish
Të na vish e të na prish
T’i vëm’ dërmën osmanllis.

Llambro Çipa ia ka dhënë F.Veizit dhe është përfshirë te libri “Bregu I detit në këngë” fq. 42


Ç’ke ti, Puje, që rri sterrë

Ç’ke ti, Puje, që rri sterrë,
Rënkon e psherëtin thellë?
T’u derdhë hasmët në derë
Eunuku me të tjerë.
Ç’tu qepn’ e t’u bënë ferrë,
Po na prapë këtë herë
Ç’i vram’, i prem’ e i thermë,
Sepse s’ua kemi ngenë
Do t’ua bëjm’ si tjatër herë.

Ll. Çipa
E dha K. Mërkuri
[4]E dha


O Bregdet, që s’u dhe kurrë

O Bregdet, që s’u dhe kurrë,
Qëndrove mbi shkëmb e gurë
Krreve kapetanë shumë
…………………………
Ndë Pilur Zerbin Çakallë[5]
……………………………
Që luftuan për vatanë
Dhe s’pyetën për osmanë
As për qish e grekomanë.


Marrë te F.Veizi “Bregu i……” fq. 400



Bregu i Detit ballëgurë

Bregu i Detit  ballëgurë[7]
Çish duron e rri pa ujë?
Se të zestë djeltë tanë
Iknë e muarr dynjanë
Ndë Krajli napulitanë
Ndë Gali e përtej vanë.

Populli

E dha L. Çakalli



Sulejman Unuk jeziti

Sulejman Unuk jeziti
Bir Osmëni Stambolliti
Sa mirë t’u bë  tertipi
Llogara përtej të priti
Pëllëmb’ surratit të ngjiti.

Llambro Çipa

E dha Sose Çipa




[8]Gjoleka Jorgos i shkroi

Gjoleka Jorgos i shkroi:
“Unë odat do t’i shtroj”
Edhe Jorgua* e besoi
Gjithë asqerët dërgoi
Në Lëkurës i shkarkoi
Myslimi* seç ia shkurtoi
Hajde, Gjoleka i shkretë,
Ju të dy e s’ka të tretë.


Llambro  Çipa

E dha Sose Çipa


O karav me derte shumë

O karav me derte shumë
Ku të zu ajo furtunë
Apo e bëri maksus
Të na nxjerrë në Othonuz
O ndë nisi, në Korfuz.
O kanal Korfu me shkumë
Ule pak atë furtunë,
Se na prishi punë shumë.
Ule pakëz terezinë
Të dërmojmë osmanllinë
Kërkon të na djeg’ shtëpinë
Po jemi gati nashtinë
Me kapetan Stratogjinë.



Llambro Çipa

Marrë te F.Veizi “Bregu i detit në këngë”



Dëgjona, Papë, dhe na

Dëgjona, Papë, dhe na,
Se jemi vend e kala
O Papë i madh me forë
Plot me qisha dhe shënjtorë
I rrethuar me taborrë
Me të shenjtënë kurorë
Po deshe, na jep një dorë
T‘i vëmë turkut sinorë
Gjithë bashkë të luftojmë
Për të shenjtinë Kristonë.
Dëgjona, Papë, dëgjona,
Ndihmona, Papë, ndihmona,
Se kemi vetë ikona.

Llambro Çipa
E dha K. Mërkuri



Himara shkëmb i sheretit

Himara shkëmb i sheretit
Ç’u nise kundruall detit
Ç’u hodhe kundra dovletit
Dole ditën e Shën Mitrit
Përkundra Sulltan Jezitit
Desh të zij Korfuz Kalanë
T’i mbaj shtruar këto anë
E na do gjenim belanë
Biri, o trimatë tanë,
Bëni uxhum mbi sulltanë
Të lironi kasabanë
Me kordh e me jataganë
E t’i  çporri nga k’to anë
Rrëmbeni pallat e shkreta
E t’i bëni feta-feta.
O Korfu, kala veneti,
Të lefterosi Bregdeti,
Të shpëtoi nga laneti.


Pilur, Himarë, Kudhës.

Ç’thotë Padishahu, ç’thotë?

Ç’thotë Padishahu, ç’thotë
Për Himar’ e himarjotë?
Djem të shkathët e të zotë,
Bëj t’i vras e s’i vras dotë
Me flori nuk i blej dot
As tani e as motmot.


Këngë e njohur që këndohet
ne Pilur, Himarë e gjetkë.



Pogonic’, Çikë e shkëmb gabri

Pogonic’, Çikë e shkëmb gabri
Vijnë turqit mizëri
Lëshojmë mbi ta gjemi
Dhe i bëjmë shkrumb e hi.


Populli



Veziri kartë dërgoi

Veziri kartë dërgoi
Bregudetit të m’i thoi
Me mua a s’do bashkoi?
-Ç’të të themi, Ali Pasha,
Na të kemi për vëlla.
Vezir Pasha pika-pika
Gjarpëri në ato grika,
Që s’të qasej dot e liga.



Llambro Çipa
E dha Sose Çipa



Delvina një kasaba

Delvina një kasaba
Kathe vit dërgon kura
Venë Jemen e nuk vinë
Ulërimat ne Delvinë
Telatë po ven e vinë
Kërkojnë Jaho Çininë
Gjarpërin me fërshëllimë.


K.Çakalli
Llambro Çipa


Marrë te F.Veizi «Bregu………” fq. 284


Ç’u thye një degë qarri

Ç’u thye një degë qarri
O Stamboll, të rëntë zjarri.
Zjarri të rënt’ an’e mbanë
Ti që mbajte burrat tanë
Ca redif e ca nizamë
Ca Stamboll e Jemen vanë.


Populli

E dha  K.Mërkuri




Papa Llambro, burr’ i gjallë

Papa Llamro, bur’ i gjallë,
Hem për pen’ e hem për pallë
I zgjedhur nëpër mëhallë
Në Pilur e Qafëshkallë
Namusqar e me lezete
Në Himar’ e vilajete.

E dha K.Mërkuri





Ç’më ra në kokë sëpata


Ç’më ra në kokë sëpata
Se më erdhë dy mandata
Korba dita, korba nata.
Ç’u qaj korba në shtëpi
O dy të zemrës së mi
Burri xhan e djali gji
Ç’më bëre, Reshit i zi,
Më prure katastrofi
Më prure zinë në prak
Pa s’do lë pa marrë hak
Këtë që kamte në bark
Do ta rrit trim e të prap’
Të të mbërthejë në çark.


Populli




Vaso Kolagji bajrak

Vaso Kolagji bajrak
Idriz Dhima në Zhulat
I kish Hysniu ortak
Kur lëftojnë posht e lart
Në Sarëndë e Karadak.



Milo Kolagji

















Mylazimi me ollakë

Mylazimi me ollakë
Tok me të gjithë hordhitë
Kërkojn’ xhelep e nizamë
Po s’e dheksi pleqëria
Ç’i  rrethosnë me të parë
E i lidh’ si bagëtia
Ç’i nisnë për hyqimet,
Po doli para graria
Me fufa në kokë u mbenë
Ikënë si bagëtia.


Ll.Çipa
E dha K.Mërkuri









Folë, Polo Gjika, folë

Folë, Polo Gjika, folë
Të erdhi puna në dorë
Aferim e bëre forë
Kur the që jemi në Vlorë
Jemi deshtë me këmborë
…………………………….
Ike, o Spiro, menjëherë
Do fëlliqesh si të tjerë.



Ll.Çipa
E dha K.Mërkuri














Bregu Detit gurë-gurë

Bregu i detit gurë-gurë
Qaj, o breg e qaj, o lumë *
Nxorre kapedanë shumë.
………………………….
Piluri Milo Mërkurë
……………………..
Nuk u dhe, nuk humbe kurrë,
Se Himara ka djem shumë.



S.Dedi


Marrë te libri i A. Kabucit: “Kudhësi ……..”,
fq. 24








Kush ka qënë trim njëherë

Kush ka qënë trim njëherë
Aleksandri i Madh me vlerë
Pirua me shokë të tjerë.
Po nga gjithë më i zoti
Skënderbeu, Kastrioti.
O Mbret i dashur, ku je,
Ku je o Skënderbe?
Qish duron e rri më dhe?
Se që ditën që na le
Vendi yn’ u bë raje
Të lutemi dit’ e nat’
N’atë jetë ku ke vatë
Dërgona shpres’ e uratë
Që të mos rrojmë si gratë
Të ngrihemi të lëftojmë
Armiqtë këtej t’i xbojmë
Të lir’ e me nder të rrojmë
Mëmëdheun të shpëtojmë.
Populli
Marrë nga Dh. Pilika “Pellazgët  ……”, fq 37






Qeveri, s’e bëre mirë
Do të them një këng’ të mirë
O shokë, jalla-jalla
Gushto-vjeshta më të rirë
Të hënënë më saba
Doli Himara të vilë
Qeveria nuk i la
Qeveri, s’e bëre mirë
Që zure dyfek me gra
Ç’u pataksn’ e ç’u çudinë
Kush u ndodh e kush i  pa
Jorgj’ Bollani foli mirë
Vetë shpirton ua dha
Të dy Bollanajt i lidhë
Kaftuanë Llogara
Seç këndojn’ e hajn’ e pijnë
Fan Nolit bëjnë rixha
Vlora e bëri tertipnë
Qazim Koculi me ca
Thoshnë Himarën t’a digjnë,
Është gjarpër e u ha.

Këngë e ngritur nga Taso Nini, Kudhës
Moj Vanov’ e lulia

Fusha në majë të malit
Moj Vanov’ e lulia*
Moj qëndër e partizanit
Ç’i bëre pritë gjermanit
Në shteg te keq të Koranit.
Te lisat në Shënëkollë
Djelt e Pilure ç’u mblodhë
Të gjithë në luft’ u hodhë,
Shkuan e vanë në Bosnjë
Vanë në Bosnj’  e s’u kthenë
Dy-tre djem atje na mbenë

Populli

E dha Minello Qurku











Atje kemi lënë bijtë

Në luftën e Gjermanisë
Për një Shqipëri të re,
Atje kemi lënë bijtë
Djemtë tanë, dy a tre
Nastas Balë e Çaçe Çipë,
Jorgo Kolagji, lule
Qaj, Maj e Zogut me Çipthin
Ti Vanov’ e moj Gone
Qaje, o baba i shkretë,
Nën’ e motër kallogre.

Populli

E dha Minello Qurku















Ra një pushk’ në Kakavi

Ra një pushk’ në Kakavi
Milo Mërkuri deli, kapedan nga Piluri*
Thon’ një gjeneral u shtri
Mori plumba dy a tri
Për Jorgon qëllove ti
Që kish mbet në Itali
Mërkurajt kështu e kanë
Marrin hakë mbi gjeneralë
Për deli e për çobanë.

Populli

E dha   Llamro Nesturi






Flutur-o, që vjen vërdallë

Flutur-o, që vjen vërdallë
Mëndjen mua ma ke marrë
Më kujton baban’ e vrarë
Këtu e shtat vjet më parë.
Pranë sofrës duke ngrënë
Më kujtonet ajo gjëmë
Në krevat duke lexuar
Mbete duke më vështruar
Pse je kaq e shqetësuar
Vështrimin të zgurdulluar
Me furi po vërdallosesh
Duke më parë nuk ngopesh.
Ç’të të them, ç’të të tregoj
Nga t’ia nis, ku të mbaroj
Dy llafe në vesh mi mba
-S’të harroj kurr’, o baba
Jam siç e do dhe vetë
Mir’ me pun’ e me shëndet
Prandaj ti të flesh i qet’
Ne do të kujtojm’ përjet’.

Alqi Qurku
Novara, Itali. 2 Dhjetor 2004






Nesturajt kështu e kanë

Në Kalbaq e në Brezarë
Korba nën’e qiqja djalë *
Pilosë seç ju vra djali
Kur lëshon cjeptë dhenarë
Dyfek e sharku mënjanë
Vinë dhëntë tre vardharë
Të qan Llambria në shkallë
Edhe Pilos kur i thanë
Lidhi duart e zu vajnë
O Çaçe në të kam djalë
Shiti dhënt’ edhe blej armë
Mos e le hakun pa marë
Nesturajt kështu e kanë
Flak për flak e marrin gjaknë.












O i ziu Pilur, ç’thua?

O i ziu Pilur, ç’thua?
Gjithë kohnë u merua
Jeton si ka në katua.
...................................

Mërkur Mërkuri
E dha Z Kongjini























Paulina vajton nipin
Unë e zeza, o djalë
Luli im, të keqen-o
Pse më rri ashtu i shtruar
Unë e zeza, o biro
Me jorgan të kuq mbuluar
I bukur i mëmës-o
Dyqint burra të helmuar
Bir,o bir, të keqen-o
Me cigare nëpër duar
Un’e zeza, o bir-o
Treqint gra leshralëshuar
Bir, o bir, të keqen-o
Të mbajnë shokët mbi duar
Djal, o djal, i bukur-o
Të vrar’ e të pikëlluar
Djali im, të keqen-o
Unë thash se u nderova
Me tij shumë u krenova
Korba që dot s’të gëzova
Un’ e  zeza, o bir-o.

Paulinë Qurku vajton nipin, vrarë aksidentalisht në shkurt 1993 në Sarandë.




Qaj, o Piluri në majë

Qaj, o Piluri në majë,
Natë e ditë me rrëke,
Për ca djem, për ca çobanë
Humbënë në mosh’ të re
Nasho Çip’ e Ksofor Balë
Dhe Stefan Qurku, të tre
Atje sipër në një gravë
Në të Nane më të kaptë
Seç shtiu ajo rrufe
Dhe një që mbeti i gjallë
Doli e vuri kuje
-Eni lart, se jemi vrarë
Çoban me gjithë kope.


Mërkur Mërkuri

E dha Z. Kongjini











O gryk’ e Nanet me vulë

O gryk’ e Nanet me vulë
Lëpjetëza për karshi
Vanova një fush’e gjërë
Goneja të mbajë zi
Nëntori më njëmbëdhjetë
Dit’e hënë na u di
Të diel’ora më dhjetë
Zun’e bien pika shi
Koha seç u egërsua
Filloi dhe vetëtin
Nje çoban doli dhe foli
-Eni lart o shoqëri
E pyetnë dhe i thanë
Çpësuat a derëzi
Të dy çobanët u vranë
Dhe një pjesë bagëti
Djal’i Dhimësë,Ksofori
I vetëmë një qiri
Nesho Çipa lule djalë
Në moshën tridhjet e dy.

Petri Pilo Boçi

E dha Fane Boçi




Kol’ Mërkuri, fanolisti

……………………………….
Kol’ Mërkuri, fanolisti
Atdhetari me ide.
………………………………..


Mërkur Mërkuri





Kapedan Milo Mërkuri

…………………………………
Kapedan Milo Mërkuri
O trimi që dridhej guri.
………………………..


Populli















Më tre prill, ora tre

Më tre prill, ora tre
U hap lajmi si rrufe
Në repart, në Palavli
Thon’ u vra një djal’ i ri
Tori i hallës ishe ti
E vure pushkën në gji
E shkrepe pa një pa dy *
Korba kë të qaj më parë
Tori nip e Polua djalë. **

Thine Çipa












Mbeç tu mir’, o Bregu i Detit

Mbeç tu mir’, o Bregu i Detit
Thëllëza vetëmë mbeti
Po ç’faj i pata, i shkreti
Se mua më mori shteti
Dhe në birucë më treti.

P.Lapa













Vete dhe zë Kallaratnë

Van’ parat e qishës, vanë
Konom, * ç’i bëre paratë?
Të thirrë në Gjirokastrë
Dhespoti të tha dy fjalë:
-O Konom, bjere paranë,
Se të heq kamillonanë.
-Shpejt e shpejt e vë një çallmë
Dhe vete zë Kallaranë,
Se nevoj’ për hoxhë kanë.


Populli









O prokurori me sua

O Prokurori me sua
Shumë më dënove mua
Pesë vjet e gjashtë muaj
Po ke zemrën si surratin
Dreqi që më mori mua.


Milo Prifti


Këngën e dha P. Lapa











O Kozma, të rëntë pika

O Kozma të rëntë pika
Përtipe katërqint siska
Mbete si qen në gorica.



Kozma Mërkuri

E dha  nipi i  autorit, Kozma Mërkuri













[26]Kur martohet çobani

Moj kopeja në gjokute
Shumë shpejt seç i këpute
Se çobani lot me nuse.


Fane Koka

E dha L Çakalli










Margariti i dërgon letër Mërkurit

O dajo, përse s’na dole,
Sikur s’kemi as kasolle
As një fije makarone.






Mërkuri i përgjigjet Margaritit

Djemt’ e Mërkure Metoq
Ç’u mpleksnë me senicjot’
Margariti bërtet fort
- O djema, se s’ramë bosh,
Se janë si të suljot’.



Këngën e dha Sose Çipa







O Vasil Lapë arapi

O Vasil Lapë arapi
Kur del në dyqan te rrapi
Me shtatë vergje sahati
U pataks i gjithë fshati.


Mërkur  Mërkuri

E dha Q.  Çakalli


















O hallë Mara, a natë

O hallë Mara, a natë
Pa ngrehu rehat-rehat
Merre rrugën më të lart
Të rrini tok me babanë,
Se që të dy kini plagë
Ti për vajzë, ai për djalë.
…………………………

Sose Çipa




















Llambro Çipa marton vajzën

Po ç’pate, bij-o, pa ishe
Thëllëza e maleve
Dhe erdh’ e u katandise
Bretkoc’ e moçaleve.
………………………..


I foli krushku krushkësë
Nëpërmjet të mushkësë
Të porosit djalënë
Mos më qërton vajzënë.

………………………………

I  dha Sose Çipa













Vrarë për hallet e mia

O Foto Muço Delia
Të është mbushur shtëpia
Të qan Mara dhe Sofia
Po Kostë Naçi delia
Vrarë për hallet e mia.


Llambro Çipa

E dha e bija, Sose Çipa


















Moj Katina, hane-hane

Moj Katina, hane-hane
E zeza halle më halle
Ndiz e fik ato cigare
……………………..
Ti më jeshe motr’ e parë
Kapetane pa të sharë
Për hallet që na kan’ rarë
Ah, sikur të jeshe djalë,
Të zvëndësoje babanë,
Ne s’do kishimë të sharë.


Sose Çipa ngre këngë për motrën















Pandelejmon, nuri vetë

Pandelejmon, nuri vetë
S’dole në Pilur përpjetë
Se dojë të të pëjesë
Për Papa Kostën e shkretë
Pun’ e tija ku ka mbetë,
Pun’ e tija ku ka vatë
Një shejtan në fshat ka dalë
Thotë që do bëjë tharm,
Qosh më qosh do vërë zjarr.

Kostë Çipa

E dha Sose Çipa











Motra qan vëllanë

Njëzet vjet kulm’ i rinisë
Trëndafil i bukurisë
Sy jeshil, flokët të artë
Trup’ i skalitur me daltë
Qysh na ike buzëgaz
Dhimbja s’ka as pesh’, as mas’
Rritur qiparis i lartë
Rënjëtë thellë si rrap
Syri kaltër, ç’u bën sytë
Qerpiku u kalb në kripë
Të kërkon mëma përditë
Ah, njëztekatrë korrik
S’të lan’ trëndafil me ves’
Ëndërat t’i pren’ në mes,
Po do jesh përjet’ mes nesh
Të duam, vëlla, të duam.

Aneta Mërkuri







Për Milo Lapën

Dhe në kohën kur qe vakti
Zure gurinë te rrapi
Lule Milo Dhimitraqi
Çoban i malit Kalbaqit
Ujku i malit Zhulatit
Karshi Kuç e Kallaratit
Burr’ i pushkës e i llafit.

E dha Pano Lapa




















Kallogre për ata çobanë

Kallogre për ata çobanë,
Që ikën e s’kanë ardhë
Tënd’ e shtrungë radhë-radhë.
Pëjeta të kuja janë,
-Të Foto Priftit-më thanë.
Ç’panë, a paçin belanë?


Populli

E dha P. Lapa







Në mal të Sase, në grikë

Në mal të Sase, në grikë
Hane-hane, Foto Prifti *
Seç tar rethosnë komitë **
Sasaj, borshiot’ e të gjithë
Se pate dyfekun pranë
Kur u nise, nuk të lanë
Batarenë pas ta dhanë
Po me fëmijëtë, ç’panë?.***


Populli

E dha Z.Çakalli
















Llambro, seç t’u nxi qosheja

O Llambro, t’u nxi qosheja
Korba, seç të qa Thineja
Jetimja me prindër gjallë.
……………………………

E dha Sose Çipa




















Shqipëri, ç’i bëre djemtë?

Shqipëri, ç’i bëre djemtë?
Gjezdisin posht’ e përpjetë
S’dinë se ku shkojn’ as vetë
I kërkon mëma e shkretë
Po kush do varrosë pleqtë?


Aleko Mërkuri


















Shtëpitë hundë më hundë

Shtëpitë hundë më hundë
Këndoni, se s’është punë
Se Xhevdetin e vun’ gjumë.
…………………………….


Llambro Çipa



















Gushto vjeshta më të dalë

Gushto vjeshta më të dalë
Çe mbëlodhi fshati planë
Të vrisnë Llambro papanë
Të keqen ia kanë marë
Po  ç’të bëjm’ pr’ ata çobanë
Që kanë hakun pa marrë *


N.Naçi

E dha Sose Çipja
















O ju, që vini nga fshati

O ju, që vini nga  fshati,
Na thoni lajme të ra
Ata që thirri byroja
Koço Naç e Muçua
Belanë kush vate poshtë
S’qenë faje të mëdha
Nane Çipa vet’ e thotë
U ksehasm’ * te Nashua.


Mërkur Mërkuri

E dha Z Çakalli




Llambro Çipa dërgon kartë

Llambro Çipa dërgon kartë
Nga Himara në fshat lart’
- O ju, valltarë, nga vatë
Eni poshtë tre a katrë
……………………….
Në vitinë pesëdhjetë
Votojmë për deputetnë
Për shokun Spiro Koleknë
……………………………
Armiqtë kanë hazet *
S’bëjnë gjë, po s’deshëm vetë.

K. Gërdhuqi
E dha Q. Çakalli










Replika në fshat mes miqve

Kostë Gërdhuqi vete për vizitë te Dhimë
Qurku dhe i ngre bejten në vend:

Pse s’na vjen krushka nashtinë,
Apo  zë e ngroh mavrinë?

I përgjigjet Dhima:

Pashë tëndenë në drekë
Në shkallë qërtonte djemtë
S’u tha miqe “mirseertë”.

Sa të dëgjonte ndonjë hata ndërhyn
vetë Kosta:

Mos e ngjat, se e them vetë
Frinte er’ e qe pa brekë.*

E dha Pilo Kolagji






Debat grash te çezma

Katerë Boçja i thotë Frosinë Çakalles:

Atje tejë, në përrua
Kush t’i shi rrobat e tua

I përgjigjet Frosina:

Ç’të bësh ti, a orëzeza
U kam të  kuqe të zeza. *


E dha P. Kolagji










I kini gratë me shokë

Ba’ * ç’më thoni kështu sot
Burrat tanë qen’ me qok’
Dhe na deshënë me kok’
E kishim nderin me okë
Ç’bëni ju , harram u qoftë,
I kini gratë me shokë.

Marë Priftja

E dha Q Çakalli.


.
















Bënça në mes të rrëkesë

Bënça në mes të rrëkesë*[34]
Përveç kapos e teqesë
Kush të shkojë le ta dhj…


Kozma Mërkuri











Proto marsi erdhi karta

Proto marsi erdhi karta
Kiço Vlash’ erdhi mandata
Tetëdhjet’  hajdutë prapa
Tetëdhjet’ hajdutë qenë
Seç vran’ Kiço Vlash’ lulenë.
Ç’i muarrë fermelenë
Sahatin edhe qostenë
I mbeti këllëçi mjerë
Kullon gjak e pikon serë
Për Kiço Vlashin q’e  therë
Kiço Vlash nga Qeparoi
Nëpër dyzetmijë shkoi
Bregdetin ç’e nderoi.


Populli

E dha Milo Qurku










Në Paris u mblodh UNO-ja

Ne Paris u mblodh UNO-ja,
Fol, Enver, të lumtë goja,
Fol e mbro të drejtat tona,
Se dhe un’ ashtu të doja
Në Paris të të dëgjoja.
Trego luftën partizane
Dëfto për mijra të vrarë
Fol për trimat partizanë
Jetën për liri e dhanë
Për Atdhe e për vatan.
Kur fole gjuhën frëngjishte,
Komisionin e habite
Reaksionarët i trondite
Ki Bevini me Caldarë
Shqipërin’ duan ta ndajnë
Të keqen ia kanë marrë
Se ka trima partizanë
Barutin me grusht e hanë.

Milo Qurku


Çlirimi i Tiranës

Në Tiranë në qytet
Partizanët bëjn’ dyfek
Njëzet dit’ e njëzet net
………………………..
Bëri plan e dha kumandë
-O trima, o partizanë
Ashtu si kini zananë
Mos lini gjerman të gjallë
Dhe ata si leondarë
U hodhë përmbi jermanë
Krisën bombat an’ e mbanë
……………………………..
Dhe kur dha zoti sabanë
Treqint gjermanë të vrarë
Pesëqint zënë të gjallë
Të tjerët muarr dynjanë
Me llaftarënë që panë
Lezhë e Shkodërë vanë.


Milo Qurku







Atje te qisha, te dhria

Atje te qisha,te dhria
Dëgjoj,qërtonej mavria
Më shumë nga ajo thia *
Ajo thi vetullallaja
Kur i haroi të sajat.

Marrë nga fletorja e Telo Stefanit

















Vajmedet, dynja e shkretë


Vajmedet, dynja e shkretë
Më farmakose, të zinë
Mu si ujët shkojnë vjetët
Me lot e me psherëtimë
U bëç i  sëmur’ për dekij *
Me ilaçe s’bënem mirë
Dhe në deksha, s’kam të tretur
Për tij, moj lulja jeshile
Në deksha me të vërtetë,
Do të të lë porosinë
Të më viç mbi varr të shkretë
E të ma rrethoç me drizë
Të logiç, se ke hadenë
Të më paç mal e vërrinë.

Marrë nga fletorja e Telo Stefanit









Nicë Kalia deli grua

Nicë Kalia deli grua
Trimëreshë dhe e zgjuar
E zeza, mbeti pa burrë,
Sepse në Graben ia vranë
Ati tek mbronte vatanë
Nicë Kalia, o nure
O çobanka me poture
Në brez seç mbaje kobure.
…………………………..

Marrë nga fletorja e Telo Stefanit

















O karav, pse tunde shumë?

O karav, pse tunde shumë,
A të ka zënë furtunë?
Det’ i gjër’ e erë shumë
Po nostromi ra për gjumë
U ngre kapetani vetë
-Ngrihi, o shokë, të dhjetë
T’allastisemi * për jetë.


Marrë nga fletorja e shënimeve e Telo Stefanit














Mu te qisha, në avlli
Mu  te qisha, në avlli
U plagoç, i varfëri
Te mikia shpirmëni
Ajo di e bën jatri *
Me ato që ka në gji
Me cicat portokalli
Lëshojn’ flak e s’bëjnë hi
Përvëlojnë si zjarri.


Marrë nga fletorja e Telo Stefanit













Ditën e Pashkës së Madhe
Ditën e Pashkës së Madhe
U ngreç e vajta Vuno
Qe mbëledhë vajzuria
Në lëmë të qishës-o
Filluan e hidhen valle
Obobo seç qen ato
Ajo që hiqte rëpara
Kapetane përmbi to
Bij’e Kostë Naços-o
Bijë e Kostë Naço horit
Thëllënx’ e bejk’  e Pogonit
Bejk e bardh e Konispolit
Themi dhe na: Kemi gra,
Ca çorape branëra.

Llambro Çipa

Marrë nga fletorja e Telo Stefanit










Të shtunënë që pa dirë

Të shtunënë që pa dirë
Gratë në Pilur buinë
Kadri beu me tremijë
Na rrethosi Shëndëllinë
U ndez një e madhe britmë
Se djemtë qenë në brinjë
Tek kullosin bagëtinë
Zunë brinj e ngren’ pusinë
I rethuanë të gjithë
Dhe mbi ta bënë kërdinë.

Marrë nga fletorja e Telo Stefanit











Bregu kishte zot
Qani, o bregas, me lot
Do na marrin dhekatinë *
Po Bregu patëkish zot
Kanë marrë parësinë
I hodhë tek s’dilë dot
Po ata s’duan t’ia dinë
Palasë- Jani Konomi
Dhërmi Kolë Muçoja
Piluri Dhimitraq Lapnë
Qeparo qir’ Naqia
Na qe dhe nga Qeparoi
Ai Mit Gjomemua
Nga Himara qenë shumë
Qe dhe Jorgj’ Bollanua
Inat që mori prefekti *
-Të digjet Himara –tha
Ciko Gorua mori forë
Vetë shpirtonë ia dha.

Mora xhokenë dhe ika

Në saba pa zbardhë drita
Mora xhokenë dhe ika
Kaptova di a tri grika
Ndë udhë më doli vita
Ndë udhë më doli fati
Moll’e kuqe nga surrati
Selvi e gjatë nga shtati
Bobi çkish ritur i jati.



Populli

E dha Labo Çakalli














Në rrëzë të Kallamesë *

Në rrëzë të Kallamesë
Lule manushaqe **
Shkojnë trimat katr’e pesë
Dola, korba, të pëjesë
Për atë qën’ e pabesë
Do të vij’ a do të jesë
Në mos ardhtë dhe nashtinë
Do marr zjarr, do djeg shtëpinë.

Populli

E dha Labo Çakalli




Nuk vritet vëllau

Shum’ u preka e po qa
Korba, djalë e vëlla
Më vjen keq se kush të vrau
Kokë derri e plënc kau
I gjithë Bregu e shau,
Se nuk vritetë vëllau.

E dha L. Çakalli


















Kudhësi

Kudhësi në dy-tre brigje
Plot me shqop’ e me marishte.
………………………………

Kozma Mërkuri
























Vajtimi i Çelos në Kallarat
E shoqja:
O Çelo, të keshë thënë
Zure grinjë për një tëndë
Pa vështro se çfar’ të bënë
Ua le tëndë dhe malë
Pilurjot’ kështu e kanë,
Me thik’ me jataganë

Një mbesë pilurjote:
Rri, motrë, se shumë qave
Dajërit e mi më shave
Dajërit e mi levendë
Përpjetë malit u qepnë
Çelon në Kalbaq * e gjenë
Çelua si jastëk plisi **
Dajua seç e kumbisi
Si kaçup e rrukullisi.

E jëma e Çelos:
O Çelo të keshë thënë
Mos ze luftë me gjërpënjë
Se do të tregojnë vënë
O muti pas mutit zënë
Nashtinë mirë ta bënë.

E dha L.  Çakalli



Plaku dhe vajza

Shkojnë djali e plaku bashkë
Moj xhane *
Më udhë poqnë një çupë
Të dy bashk’ u zunë shumë
Thosh plaku e dua unë
Djali thosh do ta marr unë
Çupa thosh s’e dua plaknë
Se ka kurizin të dalë
Se ka dhëmbëtë të rarë
Edhe mustaqetë rrallë
-Rri, çupë, të të  qaj hallë
Për këto që the më parë
Keshë një pelë të bardhë
Vejë në Pazar me dardhë
Në sokak për në nallbanë
Bishtkorra ** theu samarë
Unë vajta që ta mbajë
Hop e hop me shkelm të parë
Më theu dhëmb e dhëmballë
Një ditë vajta me dhi
Fryn një er’ e një stuhi
Hipa në një degë lisi
Fryu një er’ e më gremisi
Prandaj më doli kurrizi
Nesërë prapë me dhi
Fryu një er’ e një borinë***
Të shkretat mustaqe ngrinë
I vura në zjar rtë shkrijnë
Pa m’u dogjn’ e m’u zhurinë.

Populli

E dha Labo Çakalli



















Vetë deshe, a të zunë?

Kur veje me dhën në gurrë *
Dërudha bejka dërudhë **
Veje me mushkë për ujë
Ç’qen’ ata që poqe m’udhë
Dy djem me kalce *** mbi gjunjë
Djema me baluke tunë****
Vetë deshe, a të zunë?


Populli

Këtë këngë shumë të vjetër e dha L. Çakalli










Limon o qitro limua

-Pse je verdh’ e bërë ftua,
Limon o qitro limua *
Pse s’martonesh të març grua
-Martonem, po s’gjej si dua
Si ti me shoqet e tua.


Populli

E dha Labo Çakalli















Syzeza vetulla pë
Syzeza, vetulla pë,
Do vij sonte natënë
Nga muri do ngjitemë
Ta di që do vritemë
Me plumb do goditemë
Me thika të pritemë.



Populli

E dha Vasillo Çakalli















Cëzë mëzë

Cëzë mëzë, cëzë mëzë
Zuri korbi një thëllëzë
Si e zuri, ku e shpuri
N’ato male, n’ato hije
Ku hën’ e dielli s’bie.



Populli

E dha Vasillo Çakalli









O more Niko Dhimitri

O  more Niko Dhimitri
Si Enver gjirokastriti
Lum nëna që të qiti
Dhe mamia që të priti
Se kesh’ par’ as n’ëndërrimë
Që të haj’ qëni farinë *

Marë Priftja










Të nisëm për të shkolluar

O filani* ynë i shquar
Të nisëm për t’u shkolluar
Vajte viç  e  erdhe buall.


Manol Prifti




















Erdhi nusja nga Metoqi

Erdhi nusja nga Metoqi
Një pëllëmb’e gjysm’ i shoqi
Duall’ si miu nga katoqi.






















Jam një plak teveqel

Jam një plak teveqel
Fshati më thotë dembel
Tek rri, zë punoj me bel
Bëj llagëm e stis themel.







Ata përtej në shullë

Ata përtej në shullë
Gjithë vitin bëjnë khë *
Kush t’u apë një mëllë **
Dhe ata në këmëkuqe***
I marrtë me gjithë buqe ****



Këtë këngë e ka ngritur Lilo Priftja për Kostë Gërdhuqin

E dha Paulinë Qurkia







Pilurjotët dhe kudhësjotë

Pilurjotët për Kudhësin:

Kudhësjotët vergje-vergje
Ca me gun’ e ca me sherqe
Si cironjtë nëpër pellgje
Shkrap e shkrup m’ato dyfeqe
Dyfeqe me strall,
Qëllojn’ e djegin përrall.


Kudhësjotët për pilurjotët:

Kemi hakë për të marrë
Pilurjot’ na vjedhin mall
Desht’ e cjept’ s’dimë nga van’.


Pilurjotët vijojnë:

Për kufijtë që na than’
U lidhëm me kapetan
Qeparotasit asllanë.

Këngën e dha Llambro Nesturi













Krushku im cjapi me zile
Krushku im, cjapi me zile
As më dole e as më hyre
S’më the ç’u ngrise, ç’u dive
Krushku im, o krushk levendi
Hoqe gurin nga themeli
Kur e mori vesh Enveri
Ujët me motorr ta derdhi.


Kozma Mërkuri
E dha K. Mërkuri









Atje posht, në ato gjerdhe

Atje posht, në ato gjerdhe
Të prita mike, pse s’erdhe
Të zu gjumi, a më gënjeve?
Më zuri, më zëntë rrëmba
Dal në port’ e s’më lë mëma
Më thot’: vajzë, futu brenda,
Se jan’ dyfeqe të rënda
Pa kemi halle të rënda.
Hallet e dertet e mia
Nuk i di as perëndia
Vetëm zemërë mavria
O moj ti, zemër e shkretë,
Hapu, benu fletë-fletë
Që të dalin marazetë.


Këtë këngë popullore ma dha S. Çipja














Do të shtroj sharkun mbë udhë

Do të shtroj sharkun mbë udhë
Do bënem si i sëmurë
Kur të shkoj mikja për ujë
Ç’bën atje, o i sëmurë?
S’jam sëmur e s’dergjem kurrë,
Po u’ kam kusure shumë.


Këtë këngë popullore e dha S. Çipja

















Atje lart në lëndinë

Atje lart, në lëndinë
Tek bij’ era trëndelinë
E zeza, humba shaminë
Duke lozur me barinë
- O çoban, nëma shaminë.
- Ç’më jep, të ta jap nashtinë?
- Të jap vetullat e synë
Drudhëz e bardha me zile
O moj vajz’ seç më djersite.


Këtë këngë popullore e dha S. Çipja









Te maja e trëndafilit

Te maja e trëndafilit
Kërkon thëllëzën bilbili.
E shini a nuk e shini?
E di që zili e kini
Po ju këtu le të vini
Me ata bashkë të rrini
Të hani edhe të pini
Vetëmë të mos i lini
Iku marsi, erdhi prilli
Dyfekun mënjan’ la trimi
Kërkon thëllëzën bilbili.



Marrë nga fletorja e shënimeve të Manol Mërkurit
















Gjikë Mërkuri me hije

Gjikë Mërkuri me hije,
Pasurinë nuk e  dije
Një arë në Zabërdie
Rrëzës së Gones me hije
Shesh i Valit me murrize
Tre ara kishe çifliqe
Pse i mbajte, pse s’i shite
Kur s’merrje kokërrë drithe.


Marrë nga fletorja e shënimeve të Manol Mërkurit
















Tinë vajz’ e unë djalë

Tinë vajz’ e unë djalë
U poqëm për her’ të parë
Në Gjonadhe më të dalë
Biseduam disa fjalë
Të dy bashk’ e bëmë planë
Te Dushqetë, në Gjoçalë
…………………………….


Marrë nga fletorja e shënimeve të Manol Mërkurit

















Kur shkoje Vanovës tutje

Kur shkoje Vanovës tutje
Hedhje sytë mbi Gjokute
Dëgjoje zile e buqe
Dhitë kuaca të kuqe
Po kish dhën, bejka të bardha
Mbushur kodra, mbushur pllaja
Buqe, zile të mëdhaja
………………………………..


Marrë nga fletorja e shënimeve të Manol Mërkurit










Muhabet malesh

Mali i Çipthit i flet
Majës së Gones’
Thadulit e Këmbëkuqes
Vanovës e Gjonadhes
Vetë Çippthi i pëjet
Ku i kini desh e cjep
Nuk i sho dhëntë si blet’
Vanova sertë ia pret
Hapi syt e shiko vet’
U mbush vendi plot me vresht
Bëjnë rrushin për qamet
……………………………….





Marrë  nga fletorja e shënimeve të Manol Mërkurit










Vajtim malesh

Qan Grabeni,  qan me lot
Qan Grabeni për të zot’
Dhe Pajahori më posht’
Qajnë dhe s’pushojnë dot
Si rrëke u shkojnë lot.
……………………………
Kanë par’ shum prapësira
U dogj katoi dhe shtëpia
I vuri  zjarin …………..*
U dogjnë dhe bagëtia
Qan Grabeni, o vëlla

Se ka rënë në bela
Po të zot këtu i ka
Burra trima, azhdërha.


Marrë nga fletorja e shënimeve të Manol
Mërkurit









Kur këndojnë pilurjotët

……………………………………..
Kur këndojnë pilurjotët
U mbanë  iso dhe zogjtë
………………………….





Marrë nga fletorja e kujtimeve të Manol Mërkurit









Gjith’ u bënë dy e dy

Gjith’ u bënë dy e dy,
Dërudha vetëm pse rri?
Kush ta kish ta mirr’ në gji
Ta mirr me dhën e me dhi
Ta mirr me dhën e të luan
T’i therë dashin përçuar
Leshëragjata mbi thua
Leshëraverdha mbi  kokë
Ç’kish një qën, a iu tërboftë
Që s’më lë të shkoj në portë.
Hëngërtë gjithë të zotë
Mikeja ime shpëtoftë.


Këtë këngë popullore e dha Labo Çakalli













Shtëpia përtej në buzë

Shtëpia përtej në buzë
Të dërgova kallauzë
Kallauz të jesh i fortë
Puthe mikenë në portë
Puthe për mua në shkallë
Puthe po puthe ngadale
Se na psonetë xanxare
Mushk’ e kuqe kalorjare.


Populli

E dha Labo Çakalli















Te lisat në Shënëkollë *

Te lisat në Shënëkollë
Hyn e del një vajz’ e hollë,
I thot’ babait martomë.
-Prit, o bijë, se s’ke kohnë,
Sa të rritet bar’ i njomë.
-Bari u rrit e u tha,
Pse s’më martove, baba?
Tij, baba, të rrofshin djemtë,
Se u’ burrin e gjej vetë.
Sikur dhe i lig të jetë
Vetëm mustaqe të ketë.

Populli

E dha Sose Çipja




















Moj lule e barit të njomë

Moj lule e barit të njomë,
Në je vetëmë dërgomë
Të flëmë bashkë në stromë
Bashkë në stromë të flëmë
Cicatë në mes t’i vëmë
Puth me buz’ e nduk me dhëmbë
As një çikë mos t’i lëmë.


Populli

E dha P. Kolagji





Debat në Pilur

Frosina i thotë Mërkur Mërkurit:

O Mërkur, si një nur
Del më rrap e rri më gu.
O Mërkur, a derëzi
Kush bëri siç bëre ti:
Vure krushkënë më gji
Që të bëje prokopi?
Nusia të erdhi vetë,
Apo i dërgove letrë?

Përgjigjet Mërkuri:

Frosinë, o bullabreshkë,
Të erdhi keq për tët mbesë?


Frosina:

Dhe për atë keq më erdhi,
Se kish lerë kur lindte dielli
Pa  u’ s’jam bullabreshkë,
Po faqekuqe si shegë,
E rrumbullakja si pjeshkë.

E dha L. Çakalli






Maj’ e Çipthit kullon serrë

Maj’e Çipthit kullon serrë
Qafa e Gjontavësë
Kush kullot n’ato limere?
Dhënt’ e Kozma Balësë.
Të zonjat e vendit janë
Borrokoq e Dushkëzë
Me një këmborë të çjerrë
Prishnë mal’ e Merjosë
Si i ziu Nane Telë
Ç’më kërreu mallinë
Aty bjer’ e këtu ngreu
Me çibuk të ndezurë.

Mërkur Mërkuri

E dha Zano Çakalli






Qaje mir’ e me sira

Pusho, se plase nga vaji,
Se të ka dekë vëllai
Qaje mir’ e me sira,
Thuaji ato që ka
O i ziu im vëlla
O vëllai im fatzi
Më thanë vajte Gërqi*
Të më dërgoje shami.
……………………….
Mos qaj shumë, moj e shkretë
Ja aty çoku do jetë
Mbuluar me gjeth’ e fletë
Në behar e gjejnë djemtë.


Kozma Mërkuri

E dha Labo Çakalli






Kur dalin plakat më lëmë

Kur dalin plakat më lëmë
Qaj nëno qaj moj nënë *
Me shoshoqe duke zënë
Duke bër’llafe e gërnjë
Këto nuse nuk na bëjnë
Me fustane një pëllëmë
Tu themi djelme ti lënë
Po të tjera ku të gjejmë
Të tëra njësoj jan’ bërë.


Populli




TRYEZA E LËNDËS

1.                                                      Një letër në vend të parathënies...............4
2.                                                      Demave të Shqipërisë………………….....7
3.                                                      Allajbeu kur dërgoi…………………….....8
4.                                                      Shkab’ e madhe……………………………9
5.                                                      Zun’ u cingrinë…………………………...10
6.                                                      Qeshi moti………………………………...11
7.                                                      Trimi trimin kishte lerë………………….12
8.                                                      Ç’ke ti, Puje, që rri sterrë………………..13
9.                                                      O Bregdet, që s’u dhe kurrë.....................14
10.                                                  Bregu i Detit ballëgurë..............................15
11.                                                  Sulejman Unuk jeziti.................................16
12.                                                  Gjoleka Jorgos i shkroi..............................17
13.                                                  O karav, me derte shumë.........................18
14.                                                  Dëgjona, Papë, dhe na..............................19
15.                                                  Himara, shkëmb i sheretit........................20
16.                                                  Ç’thotë Padishahu, ç’thotë?......................21
17.                                                  Pogonic’, Çikë e shkëmb gabri................22
18.                                                  Veziri kartë dërgoi....................................23
19.                                                  Delvina një kasaba....................................24
20.                                                  Ç’u thye një degë qarri.............................25
21.                                                  Papa Llambro burr’ i gjallë......................26
22.                                                  Ç’më ra në kokë sëpata............................27
23.                                                  Vaso Kolagji bajrak...................................28
24.                                                  Mylazimi me ollakë..................................29
25.                                                  Folë, Polo Gjika, folë.................................30
26.                                                  Bregu Detit gurë-gurë..............................31
27.                                                  Kush ka qenë trim njëherë.......................32
28.                                                  Qeveri, s’e bëre mirë.................................33
29.                                                  Moj Vanov’ e lulia.....................................34
30.                                                  Atje kemi lënë bijtë.................................35
31.                                                  Ra një pushk’ në Kakavi........................36
32.                                                  Flutur-o, që vjen vërdallë......................37
33.                                                  Nesturajt kështu e kanë.........................38
34.                                                  O i ziu Pilur, ç’thua?...............................39
35.                                                  Paulina vajton nipin...............................40
36.                                                  Qaj, o Piluri në majë...............................41
37.                                                  O gryk’ e Nanet me vulë.......................42
38.                                                  Kol Mërkuri fanolisti.............................43
39.                                                  Kapedan Milo Mërkuri.........................44
40.                                                  Më tre prill, ora tre.................................45
41.                                                  Mbeç tu mir’, o Bregu i Detit................46
42.                                                  Vete dhe zë Kallaratnë...........................47
43.                                                  O prokurori me sua................................48
44.                                                  O Kozma, të rëntë pika..........................49
45.                                                  Kur martohet çobani..............................50
46.                                                  Margariti i dërgon letër Mërkurit........51
47.                                                  O Vasil Lapë arapi..................................52
48.                                                  O hallë Mara, a natë...............................53
49.                                                  Llambro Çipa marton vajzën...............54
50.                                                  Vrarë për hallet e mia............................55
51.                                                  Moj Katina, hane-hane..........................56
52.                                                  Pandalejmon, nuri vetë........................57
53.                                                  Motra qan vëllanë.................................58
54.                                                  Për Milo Lapën......................................59
55.                                                  Kallogre për ata çobanë.......................60
56.                                                  Në mal të Sase, në grikë.......................61
57.                                                  Llambro, seç t’u nxi qosheja…………62
58.                                                  Shqipëri, ç’I bëre djemtë?.....................63
59.                                                  Shtëpitë hundë më hundë……………64
60.                                                  Gushto-vjeshta më të dale……………65
61.                                                  O ju, që vini nga fshati………………..66
62.                                                  Llambro Çipa dërgon kartë..................67
63.                                                  Repilika në fshat, mes miqve...............68
64.                                                  Debat grash te çeyma…………………69
65.                                                  I kini grate me shokë………………….70
66.                                                  Bënça në mes të rrëkesë........................71
67.                                                  Proto marsi erdhi karta.........................72
68.                                                  Në Paris u mblodh UNO-ja..................73
69.                                                  Çlirimi i Tiranës.....................................74
70.                                                  Atje te qisha, te dhria.............................75
71.                                                  Vajmedet, dynja e shkretë.....................76
72.                                                  Nicë Kalia, deli grua...............................77
73.                                                  O karav, pse tunde shumë?...................78
74.                                                  Mu te qisha, në avlli................................79
75.                                                  Ditën e Pashkës së Madhe......................80
76.                                                  Të shtunënë që pa dirë............................81
77.                                                  Bregu kishte zot.......................................82
78.                                                  Mora xhokenë dhe ika............................83
79.                                                  Në rrëzë të Kallamesë.............................84
80.                                                  Nuk vritet vëllau.....................................85
81.                                                  Kudhësi.....................................................86
82.                                                  Vajtimi i Çelos në Kallarat.....................87
83.                                                  Plaku dhe vajza.......................................88
84.                                                  Vetë deshe, a të zunë?                            90
85.                                                  Limon e qitro limua................................91
86.                                                  Syzeza, vetulla pë...................................92
87.                                                  Cëzë, mëzë...............................................93
88.                                                  O more Niko Dhimitri...........................94
89.                                                  Të nisëm për të shkolluar......................95
90.                                                  Erdhi nusja nga Metoqi.........................96
91.                                                  Jam një plak teveqel...............................97
92.                                                  Atje përtej në shullë...............................98
93.                                                  Pilurjotët dhe kudhësjotë......................99
94.                                                  Krushku im cjapi me zile.....................100
95.                                                  Atje posht, në ato gjerdhe……………101
96.                                                  Do të shtroj sharkun mbë udhë…….102
97.                                                  Atje lart në lëndinë…………………..103
98.                                                  Te maja e trëndafilit…………………104
99.                                                  Gjikë Mërkuri me hije……………….105
100.                                              Tinë vajz’ e unë djalë………...106
101.                                              Kur shkoje Vanovës tutje........107
102.                                              Muhabet malesh.......................108
103.                                              Vajtim malesh...........................109
104.                                              Kur këndojnë pilurjotët...........110
105.                                              Gjith’ u bënë dy e dy................111
106.                                              Shtëpia përtej në buzë..............112
107.                                              Te lisat në Shënëkollë...............113
108.                                              Moj lule e barit të njomë...........114
109.                                              Debat në Pilur............................115
110.                                              Maj’ e Çipthit kullon serrë.......116
111.                                              Qaje mir’ e me sira....................117
112.                                              Kur dalin plakat në lëmë..........118
113.                                              Tryeza e lëndës………………...119

















TIMO MËRKURI

U lind në qytetin e Sarandës më 1955.
U diplomua më 1978 për ekonomist finance.
Gjer më 1985 punoi financier në Has të Kukësit.
Gjer më 1991 punoi financier në disa ish-kooperativa bujqësore të rrethit të Sarandës.
Në periudhën 1992-1997 punoi në organet financiare të rrethit.
Tani punon në kompaninë “ARMO”.







Ka botuar:

Bulevardi i dhimbjes        2001

Loti i detit                         2003

Klithma e pulëbardhës      2004

Gjerdan i këputur              2005









Kopertina e pasme

Lumi i pashtershëm i këngës popullore nuk hidhet dot nëpër gota uji. Tek ky lumë mund të mbushësh disa gota, të freskohesh duke pirë e përsëri të ndjesh etje. Këngët e Pilurit kanë një vezullim margaritari për këdo që i dëgjon njëherë dhe i ndrijnë në vetëdijen e tij vazhdi-misht. Këngët e Pilurit mund t’i krahasosh shumë mirë me ato pinat që gjenden në fund të detit, të mbuluara plot myshqe deti e të kripëzuara, por që kur i hap gjen brenda tyre margaritarë të çmueshëm, të cilat e vlejnë çdo sakrificë.





Çmimi: 350 lekë



[1]Noli, te Historia e Skënderbeut  
Kjo këngë u këndua pas betejës së Torviollit më 29 Qershor 1444, ku himariotët morën pjesë, nën drejtimin e kapedanit të tyre Anton Linjërosa,  i cili mbeti i vrarë në këtë  betejë.
Kjo këngë është një nga dëshmitë e pakta të rezistencës së këngës popullore në shekuj. Me këtë qëllim botohet në këtë libër.

Kjo këngë  është regjistruar së pari në vitin 1932 dhe flet
për luftën greko-bullgare te viteve 1903-1908. Kujton Olimbinë,
motër e Aleksandër Mollosit, nëna e Lekës së Madh, halla e
Pirros së Epirit.

Kënga bën fjalë për luftën e vitit 1481, që u bë në Otranto, ku turqit, nën drejtimin e Sulejman Pashë Eunukut, zbarkuan në Pulje te Italisë, po u detyrua të tërhiqet, si pasojë e kryengritjes që shpërtheu në Himarë.

Zerbin Çakalli, kapetan nga Piluri, mbështetës i Avdyl Frashërit, përfaqsues i Himarës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.



Kënga evokon emigrimin e madh të shqiptarëve pas vdekjes së Skënderbeut



Sulejman Pashë Eunuku në vitin 1481 në luftën kundër himarjotëve, që u bë në Llogara, pësoi një disfatë të madhe.


Këngë e njohur pilurjote që evokon faktin se Himara shumë herë i ka kërkuar ndihmë Vatikanit për luftën kundër Turqisë, por nga matanë bregut kanë ardhur gjithmonë vetëm bekime e urata. Ky variant ndodhet dhe te libri i F.Veizit “Bregi i detit në këngë”. Kur themi Himara, nënkuptohet Bregu i Detit.
Kënga shumë e njohur  bregdetase që evokon luftën e bërë në 1537 në Korfuzin e sulmuar nga Sulltan Sulejman Kanoniu, ku mbi 4 mijë bregdetas u hodhën në ndihmë të Korfuzit dhe si pasojë Korfuzi shpëtoi nga pushtimi turk.
Shih dhe këngën më parë “O karav me  derte  shumë”



Kjo këngë, që këndohet dhe në Tërbaç, Kudhës, Himarë etj., evokon luftën e bërë më 1492 me Sulltan Bajazitin  II, i cili sulmoi Himarën.
Humbja e kësaj lufte nga ana e Sulltanit e detyroi këtë të fundit të njohë vënomet e Himarës.

Ali Pashë Tepelena kur u rrethua në kalanë e Janinës, u kërkoi ndihmë himarjotëve, të cilët nuk ia kursyen.





J.Çinia, kapedan delvinjot i viteve  1830
Vaj i një gruaje pilurjote, së cilës iu vranë burri dhe  djali në luftën kundër ushtrisë turke, të komanduar nga Mehmet Reshit Pasha, serasqer i Ohrit.







Vaso Kolagji nga Piluri
Idriz Dhima dhe Hysniu nga Zhulati
Karadaku- Mali i Zi.


Duke kërkuar xhelepin dhe nizamë, turqit arrestojnë disa burra pilurjotë. Po ndërsa po i çonin për në Delvinë, u dalin përpara gratë e fshatit, të cilat i sulmojnë turqit me gurë (fufa), duke mundësuar lirimin e të arrestuarve.


  *-Përsëritet pas çdo vargu.
Këngë  e regjistruar së pari më vitin 1932


Më 3 Shtator 1924, ndërsa Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi ishin në Gjenevë, krahu i djathtë i qeverisë vendosi t’i heqë venomet Himarës. Me këtë detyrë u ngarkuan Azis Çami, komandant i xhandarmërisë dhe Qazim Koculi, prefekti i Vlorës. Azis Çami urdhëroi xhandarët që të ndalonin gratë e Himarës që po shkonin të vilnin vreshtat. Gratë u përgjigjën me kosore, sëpata e cfurqe. U vranë dy gra dhe u plago-sën dy xhandarë e një oficer. Gratë e Pilurit: Fotinë Kërekia, Vanthi Lapa, Kani Mërkuri u përleshën me forcat  e Azis Çamit, që kërkonin në Pilur të regjistronin bagëtitë. Me kthimin nga Gjeneva, Noli dhe Gurakuqi anullojnë vendimin e mëparshëm dhe dërgojnë një komision në Himarë për të stabilizuar gjendjen.

*-Përsëritet pas çdo vargu.

*Përsëritet pas çdo vargu.

Është kjo një nga këngët  e rralla që evokon vrasjen e Gjeneral Telinit në Kakavi nga Milo Mërkuri, për të marrë hakun e vëllait Jorgo Mërkuri, i vdekur në internim në Itali, për arsye se vetë Milo Mërkuri i ka ndaluar të  këndoheshin këngët për të.


Autori është i biri i Aristidh  Qurkut,vrarë aksidentalisht në 1977.

Këtë vajtim e dha S.. Nesturi

Kolë Mërkuri, atdhetar e patriot i shquar nga Piluri, bashkë me Avni Rustemin e të tjerë themeloi shoqërinë “Bashkimi”.
Njeriu që shpëtoi Halim Xhelon nga mbreti Zog duke e përcjellë jashtë vendit, të veshur si bari të tufave të tij të bagëtive, të cilat i shtegtoi para kohe për këtë  qëllim. Vdiq pas çlirimit, i internuar në Krujë.



Milo Mërkuri, luftëtar  patriot nga Piluri. Njihej si polemark i përhershëm i Himarës. Ishte mbi 60 vjeç kur, me krijimin e batalionit të V të Brigadës së Jaho Gjolikut në Pilur, u zgjodh zëvendëskomandant i batalionit. Si kulm i veprimtarisë së tij mbahet vrasja e Gjeneral Telinit në Kakavi, vrasje e cila u bë për të marrë hakun e vëllait, Jorgos, që kishte vdekur në internim në Itali. Meqenëse në atë kohë Telini ishte Kryetar i Komisionit Ndërkombtar të kufijve jugorë të Shqipërisë, kjo vrasje krijoi konsekuenca ballkanike.
Vdiq në Pilur, pa iu njohur asnjë meritë lufte dhe për shkak të konflikteve që pati me udhë-heqësit partizanë gjatë luftës.



Vajtim i Thine Çipes kur u vetvra në Palavli Dhimitraq Mërkuri.
Polo Çipa-i biri i saj vdekur në burg.
                

E ka fjalën për burgun politik që bëri.

Kënga evokon incidentin e Konomit të Pilurit Kostë Çipa me Dhespotin e Gjirokastrës, i cili nuk u mirrte pilurjotëve të dhjetën e kishës. Dhespoti e akuzon se i ka marrë për vete dhe se do ta zhveshë nga prift. Përgjigja prover-biale e këtij prifti patriot dhe pjesëmarrës në Shpalljen e Pavarsisë më 1912, ishte: “Rasua është tëndja, o dhespot, merre. Mjekra është imja, ndaj do vete  të vishem hoxhë në Kallarat”. Përballë një skandali të tillë Dhespoti u tërhoq.


Milo Prifti vodhi një cjap më 1948. U kap dhe doli në gjyq. Prokurori, një tip zeshkan, në pretencë kërkoi 5 vjet e 6 muaj. Milua iu përgjigj me këtë këngë.
Një variant tjetër thotë: O Prokurori me derte\Ç’pate që prapa m’u qepe\Tinë fol e unë lepe\Mbeçë si zabiti sefte\s’e ke drejt, o dreq, po ndreqe.


Rapsodi hipi një ditë të hante disa gorica, por nga që qenë të pjekura, harroi të zbriste. Në atë kohë kalon aty afër brigada e grave të fshatit, që vinin  nga puna. Rapsodi, që t’i priste udhën ndonjë qesëndie të grave, i ngriti vetes bejte.


Ia kushtoi Mërkur Mërkurit

Vajtim për Andon (Tono) Mërkurin vrarë në korrik  të 1997.



Vaji flet për vrasjen e Foto Priftit në malin e Sasajve, vrasje që u bë shkak për një hakmarrje të rëndë. Interesant është fakti që për këtë rast populli ka krijuar shumë këngë vaji, duke dëshmuar urrejtjen për pabesinë, më shumë se për vlerat personale të të vrarit.




















*-Përsëritet pas çdo vargu
**-Komitë- këtu, stanin.
***- Vrasja e fëmijëve dhe  e gruas ishte ajo që revoltoi gjithë Bregun e Detit.



Vajtim në vdekjen e Llambro Çipës

 *-Autori e ka fjalën për të jatin e tij.

Në l.idhje me këtë këngë thuhet se operativi i zonës i ishte qepur një fshatari për ta arrestuar,  por s’po  gjënte dot rast. Një ditë merr vesh që ky lozte bixhoz me një fshatar dhe e thërret, duke i thënë:  ke lojtur bixhoz me filanin  dhe kjo lojë është e ndaluar me ligj. Fshatari mori vesh që po e pësonte, ndaj mendoi një dredhi dhe i përgjigjet operativit: Ore, me kë më ngatërron mua ti, që të vete të loz me filanin? Unë vërtet luaj, por luaj me kryetarin e Këshillit, me Sekretarin e Partisë dhe jo me ata të humburit e fshatit. Operativi mendoi se në vend të një “cironke” kapi një balenë, ndaj me vrap vete raporton. Por s’mund të dënohej aq kollaj Kryetari i Këshillit dhe Sekretari i Partisë në Pilur, ndaj i thirrën në Byronë e Partisë në Himarë dhe u hoqën vërëjtje në “kartelë”. Vetkuptohet që qenë të pafajshëm, po hajde gjeje të vërtetën. Varianti tjetër i rapsodit M.Kolagji thotë: O ju, që vini nga fshati/dua t’ju pëjes/Për ata që thir’ Byroja/Dua t’ju pëjes/Nasho Muço e Koço Naçi/Dua t’ju pëjes/Mo m’i xheshën lakuraqi/dua t’ju pëjes.
Vini re shfrytëzimin e strukturës së këngës “Vajz’ e valëve”.

* hazet-këtu, inat.

*Ç’t’i bësh, luftëtarët i kanë të rënda shakatë.

*Si mund të fshihet ndryshe varfëria, veçse  me  elegancë rapsodike?!










Shkon Marë Priftja në një vaki dhe, pasi bën  ngushëllimet e rastit në odën e grave, vete dhe ulet në odën e burrave. Ndez një cigare pas ngushëllimeve të para. Për të thyer heshtjen e zisë, një nip i saj  thotë: -Hallë, se je ulur dhe në mes te burrave e ndonjërit mase i zgjatet dora më shumë  dhe mua më takon të marr dyfekun e të marr hakun, ndajë ki një çikë kujdesë.
Atëherë i përgjigjet me bejten e mësipërme
* Vete rapsodi në Bënçë te miqtë e tij , Kapot. Meqenëse s’i gjen aty, vete në  klub. Çuditërisht aty s’ia var njeri dhe ikën i mërzitur. Rrugës takon ca miq të tij, që e pyesin: -Hë mo, Kozma,  si qe Bënça? Në kuptimin që ç’kemi ndonjë të re andej?
Ai përgjigjet me bejten e mësipërme
Kjo këngë është kënduar fillimisht në Radio Tirana nga autori Milo Qurku, Savo Stefani etj.
Botohet në këtë libër me qëllim të evidentimit të autorësisë.




Edhe kjo këngë botohet me qëllim të evidentimit të autorit, i cili jo vetëm që s’është anonim, por vazhdon të shkruajë dhe tani, në moshën 87-vjeçare.




* thia-këtu, halla.

* dekij- për vdekje.

*- këtu, të përshëndetemi për herë të fundit.

* bën jatri-këtu, di të shërojë si doktori.

Kjo këngë bën fjalë për përleshjen e bregdetasve me xhandarët e Azis Çamit për heqjen e venomeve të Himarës, tentativë e qeverisë së Nolit, që dështoi sepse himariotët u ngritën të gjithë në këmbë. Noli në atë kohë qe në Gjenevë dhe s’dinte gjë, ndaj porsa erdhi anulloi urdhërin e dhënë dhe ngriti një komision për verifikimin e gjëndjes .Shih dhe këngën “Gushto vjeshta më të rirë”. Vetkuptohet, që venonmet e kryenë misionin e tyre në kohën e pushtimit turk. Në shtetin ligjor shqiptar ato qenë pengesë për përparim. Por ato  hiqen me ligje e jo me xhandarë. 
*- dhekatinë-këtu,taksa e të dhjetave
*- prefektri Qazim Koculi.





Kjo këngë këndohet në shumë fshatra të Bregut dhe pretendojnë për autorësinë të tërë. Pa dashur të debatoj, mund të them se mekanizmi i këngës popullore është kaq i komplikuar, sa  dhe një kënge të bukur të porsangritur në një fshat, rapsodët e fshatit tjetër i japin ngjyra dhe kolorit të fshatit të tyre, sa t ë bindesh e kanë krijuar ata. Sidoqoftë, për këtë dukuri do flasim herë tjetër, duke e evidentuar si një cilësi të këngës popullore dhe jo dobësi.
Toponim në fushë të Vanovës
 **-përsëritet pas çdo vargu





Vajtim i F. Çakallesë kur i vranë të birin.

* Përsëritet pas çdo vargu
** Bishtkora-pelë me bisht të qethur (korur).
*** Borinë- erë me dëborë.




* gurrë- burime uji
**përsëritet pas çdo vargu
*** kalce- tip qillote
*** balluke tunë- baluke të dredhura e të dëndura


















* përsëritet pas çdo vargu
** qitro limua- qitro limon




Këtë bejte Marë Priftja ia ngriti shoferit të autobusit të linjës Vlorë-Sarandë, Niko Dhimitrit, teksa ishin duke ngrënë bukë në restorant. Ky i fundit i hodhi një copë bukë qenit që rrinte te porta.
* farinë- miell special për panine











* Për etikë nuk e vëmë emrin real.

Këtë bejte ma dha V. Qurku, por, megjithë insistimin tim nuk më dha autorin dhe as kujt i kushtohej. Sidoqoftë, ne nuk na duhet kujt i kushtohet, por s’është e drejtë që një bejte elegante si kjo t ë mbetet pa autor.   

Këtë bejte të Kostë Gërdhuqit na e dha e bija, Paulina, nëpërmjet P. Kolagjit.


* bëjnë khë-kolliten për t’u tërhequr vëmëndjen të tjerëve
** t’u japin një copë bukë (një mëllë)
*** Këmëkuqe- toponim në Pilur
**** buqe - tip zilesh të mëdha të bagëtive.



* Emri që përmendet në këngë nuk u vendos për t’i ruajtur dinjitetin.


*  Shënëkolli - kisha e Pilurit

Në këtë  këngë Mërkur Mërkuri qesëndis një nga barinjtë më të suksesshëm të kohës







Një ditë rapsodi, pasi vajti në shtëpi i lodhur nga puna, priste që e shoqja t’i sillte drekën për të ngrënë. Por ajo vajtonte të vëllanë, që i kishte vdekur para ca kohësh. Rapsodi prit e ajo qaj. Më në fund s’duroi dot dhe i tha t ë shoqes  vargjet e pjesës së parë. Kur pa që bejtja jo vetëm s’e qetësoi të shoqen, por e mërziti, për ta zbutur situatën, i tha pjesën e dytë të bejtes. Nuk dihet si vajti më tej muhabeti në shtëpi, por bejtja mori dhenë.
* Gërqi-shtrëmbërim i fjalës Greqi


* Këngë e vjetër dhe shumë e njohur pilurjote, që këndohej në gëzime e dasma nga gratë e vajzat.