Thursday 8 June 2017

Bulevardi i dhimbjes



Bulevardi i dhimbjes



Nga Thoma Nika


Aq shumë të ngjashme me natyrën e tij të qetë, por me një shpërthim befasues Timo Mërkuri ka edhe poezinë. Për dhjetra vite pena e atij gjimnazisti që dha shkëndija poetike “punoi për vete”. Dhe ja ku pas disa dekadash, ajo penë punëtorë çon tani në formatimin  e librit të parë. Me një titull intigrues”Bulevardi i dhimbjes” dhe me një poezi interesante. Trazirat e vitit ’97 dhe trazimi I shpirtit njerëzor e poetic prej tyre, janë poezia e tij. Dhimbja ka një emër fëmije të vrarë nga plumbi qorr dhe vdekja ka emrin shtet- thotë në një nga poezitë e librit.

Dhe shumica e poezive pikojnë prej kësaj dhimbjeje; për vajzën që emigron, për përkujtimoret anës rrugëve apo për shtëpinë e refugjatit të humbur, për ditët që ikin pa dashuri, për ndryshkun e vetmisë së plakave të Vurgut, për absurdin e mbajtjes së një arme që poeti e jep për një trëndafil, për hënën mbi varret e reja, për fëmijët e semaforëve, për skafin e zi që rënkon valëve, për portokallet e prera në Ksamil, për pranverën që nuk erdhi, për atë që vret një dashuri, për një fshat që vdes I tëri, për heronjtë e haruar dhe shpresën e kryqëzuar, për “arestimin” e një kënge, për ëngjëjt-djaj të politikës e deri te një trëndafil i ëndrës.

Ky është regjistri poetik i Timo Mërkurit që dhimbjen e quan banore të qytetit, madje me shtëpinë në lagjen e tij. Megjithëkëtë ai nuk mungon të pyesë: Po kur do të ikë prapë në punë të saj/Dhe trëndafili të bjerë era dashuri… Poeti bie në ëndërime, flet me zotin që thotë …”Të bëhet dritë”. Dhe u bë… Poeti di të aspirojë e të ëndërojë e i vjen keq që del nga ëndrra.

Në çelje të librit ka një kushtim. Ai i kushtohet një njeriu konkret, një njeriu të zemrës së autorit, vrarë në trazirat e 1997.

Çdo poezi është një hap i hedhur në këtë boulevard të dhimbjes, që autori e ka të pamundur ta mbajë brenda vetes e të mos na e thotë. Dhe e thotë bukur, me artin e një pene që ndjehet e sigurtë.

Redaktor i “bulevardit të dhimbjes” botuar pak kohë më parë nga “Mësonjtorja e parë” është poeti Niko Kacalidha.


Gazeta “Dita Jug”  2001

1 comment:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * magji dashurie
    * magjitë e tërheqjes
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtëse
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    * magji llotarie
    * magji me fat
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete