Thursday 8 June 2017

Pengu i këngës popullore



Pengu i këngës popullore


Nga Stefan Martiko

Një poet që e sheh veten të kapur peng prej këngës së popullit si asnjë tjetër. Duke përsiatur rreth saj Timo Mërkuri, krahas disa vëllimeve me poezi që ka shkruar në vite, ngulmon të gjejë thesare të pazbuluara që rihen ende në kujtesën e popullit. Dukë qënë një këmbngulës i madh, ai nuk stepet para asnjë lloj vështirësie dhe rindërton një histori të re të ligjërimit popullor, sidomos të një zone mjaft të pasur në arsenalin e saj.

Mërkuri kapërcen vështirësi të shumta filologjike dhe gjeografike duke besuar gjithmon se kënga popullore fsheh ende  visare të pazbuluara.

I ndodhur mes poezisë së vet që e kultivon me një individualitet të spikatur, të duket se e ushqen atë po prej atyre burimeve që vetë është duke i zbuluar.

Studiuesi  në këtë rast bën studime në rrënjët dhe kjo është përparësi e që sjell rezultate të reja dhe pothuaj të panjohura më parë. Është një krijues që ka marë përsipër një mision i cili e ka bërë të njohur edhe në rrethet akademike të studimit të folkloristikës  shqiptare. Timo Mërrkuri duket se është mbërthyer në këtë mision si merimanga që rron veç për të endur rrjetën e saj. Ai e ka parë këngën popullore më nga afër ndërsa shumë të tjerë e shohin si një relike të vjetër të kulturës e të historisë. Ai ka dëshmuar rrjedhshmërinë e saj për të zbuluar një identitet të kthyer tashmë në një lloj bazamenti që nuk mund të lëkundet.

Unë kam lexuar disa libra të autorit me këtë temë dhe jam i mahnitur prej zbulimeve të tij, prej lëndës krejt të freskët që sjellin përsiatjet e tij për folkloristikën shqiptare. Një njeri kaq i afërt me këngën mund të vijë vetëm prej asaj aradhe që i ka kënduar e dashuruar atë me forcët e tërë shpirtit. Por duke i shtuar atyre edhe talentin e vetë autorit të tyre Timo Mërkuri bëhet plazmë e vetë këngës së popullit.

Ky folklorist i thekur duhet ftuar të dëshmojë teknikat e veta të zbulimit sepse shënohet si një vlerë plus e tërë asaj trashëgimie popullore. Ai jo vetëm që vihet në roje të saj por edhe e ripërtërin duke u kujdesur për të si një kopështar i mrekullueshëm. Njerëz si ai që tani po bëhen edhe më të rrallë duhen inkurajuar dhe u krijuar mundësitë e nevojëshme, duke u vënë pa hezitim në programet akademike për hulumtimin e një pasurie që gjëndet para rezikut fatal të humbjes. Sepse bazat e krejt kulturës gjënden atje te rrënjët e saj të lashta dhe ato për shkak të mungesës së prespektivës mund të përpihen prej haresës.

Autori e ka vështruar këngën e popullit nga shumë anë duke ndërtuar kështu një system për studimin e saj. Kënga si burim i së qeshurës dhe humorit popullor, si vajtim i kobit dhe dhimbjes, si përcjellëse të mënçurisë popullore e deri në  mbërthimin prej saj të kohës për tu shndruar në një lloj kronike të saj. Por dhe si problem të egzistencës e cila përcillet prej vet tragjizmit të historisë.

Timo Mërkuri ka një passion të thellë të cilit i përkushtohet me të gjitha ndjesitë e veta, me tërë forcën e talentit të tij. Autori gjëndet pikërisht në kordinatën e nevojëshme të eksperimentit njerëzor të traditës dhe historisë së saj, aq i nevojshëm, aq i papërsëritshëm, një zë që duke qënë intuitive bëhet edhe nga më të besueshmit. Poeti i talentuar kryqëzon kështu veten ndërkohë që ushtron zejet e vjershërimit gjendet para një burimi të pashtershëm. Jo vetëm Piluri i tij por tërë Shqipëria, jo vetëm një zë por mijra zëra dhe jo vetëm fjalë por edhe meloditë e tyre. Një vështrim sa i gjërë aq dhe i thellë.

Nuk gjej dot një shëmbull tjetër të dytë për tja përqasur këtij poeti dhe studiuesi.

Ai vë në dispozicion të saj gjithçka pa kërkuar asgjë prej saj. Pra të kthesh një passion në çështje madhore të jetës tënde, kjo  kërkohet një studiuesi, një njeriu me vështrim të thellë te historia. Një njeri i fyellit që vjen prej kohëve të lashta për të prekur ndjesitë e bashkëkohësisë.

Ndjehem i privilegjuar të zbuloj te ky autor atë që ka filluar aq shumë ti mungojë
Kohës sonë. Një tendencë për të shfrytëzuar këtë kulturë për nevojat e përditshmërisë që e shpie këngën e popullit edhe drejt shkatërimit të saj.

Ky njeri modern që quhet Timo Mërkuri, që nget makinën në autostrada, duke zbatuar rregullat e qarkullimit, vërshëllen në buzë melodi të këngëve të lashta që ushqejnë modernitetin tonë me pafajësinë e sinqeritetin e tyre…


Marë nga Gazeta TRIBUNA, datë 04.11.2010

1 comment:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * magji dashurie
    * magjitë e tërheqjes
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtëse
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    * magji llotarie
    * magji me fat
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete