Wednesday 14 February 2018

Poezia e dhimbje-dashurisë



Poezia e dhimbje-dashurisë

Përsiatje rreth vëllimit të zgjedhur poetik “Anatomia e lotit” e Timo Mërkurit


Nga Millianov Kallupi


Që në krye të herës e themi pa mëdyshje se Timo Mërkuri i përket racës së epërme të poetëve. E për më tepër vlera e tij rritet kur mbahet parasysh fakti që vëllimin e parë poetik “Bulevardi i dhimbjes” e ka botuar para tetë vjetësh më 2001, i cili më von është pasuar nga “Loti i detit” 2003 dhe “Klithma e pulëbardhës” 2004. Dhe sot ai syzohet me lexuesin me një dinjitet të spikatur poetik  me vëllimin e tij të përzgjedhur “Anatomia e lotit” ku përfshihen poezitë më të vyera nga të tre vëllimet e mëparëshme dhe një cikël i shkruar në vitet 2007-2008.

Ka një arsye të qënësishme që këto shënime për krijimtarinë e poetit të talentuar sarandjot Timo Mërkuri e nisa ..” i përket racës së epërme të poetëve”.

Prurjet në poezi, sin ë të gjitha zhanret e artit dhe të letërsisë sot janë të bollshme dhe të çuditëshme. Koha e demokracisë i ka hapur dy kanatash dyert e krijiomtarisë për cilindo: edhe për fëmijët edhe për të rinjtë, edhe për të rriturit edhe për veteranët, edhe për poetët e mirëfilltë dhe të vërtetë, edhe për poetët mediokër e infantilë. Pra lumi i prurjeve është shumë i madh sepse dhe koha është mjaftë bujare dhe shpirtgjërë.Por kjo kohë, siç ka të mirat ka dhe të këqijat e saj, se lumi nuk bën selektimet, ndarjet, diferencimet.Ai mer me vete ç’gjen përpara.

Tjetër. Në këtë kohë kur kritika është inekzistente dhe në çdo ças lulëzojnë “analistë” miqësorë e klanorë është tepër e vështirë të zbulohet ari i vlerave të njëmëndëta artistike dhe estetike. Poetët e vërtetë, me P të madhe, siç thoshte Lasgushi i famshëm, rrinë të fshehur nën një mantel apo mjegull të dëndur antivlerash. Bukuria e tyre është e padukëshme, është misterioze si manushaqet apo karakaftet, që mezi shquhen nën gurë e nën fera, porn ë fund të fundit lulojnë dhe egzistojnë.

Egziston kështu edhe poezia e Timo Mërkurit me finesën, bukurinë, hirësinë dhe qytetarinë e theksuar të saj. Një poezi e ngadhnjimit moral dhe afirmimit të shprehjes dhe mendimit të lirë.  Një poezi sintetike, aspak declarative apo hermetike. Një poezi e dhimbjes dhe e gëzimit, e klithjes dhe e heshtjes, e lotit dhe e buzëqeshjes. Një poezi që, sa ndjehet fryma e këngëve polifonike popullore po aq i pranishëm është edhe mendimi filozofik. Një poezi e fjalës së qëmtuar me kujdes dhe i kultivimit të saj nga një kopështar i mirë. Një poezi e antitezave të fuqishme, e gjetjeve dhe metaforave origjinale e përndritëse..Dhe së fundi, një poezi e simbiozës harmonike midis ndjenjës dhe mendimit, drithërimit  dhe emocionit.

Për çfarë thashë më lart vetiu dilet në përfundimin e një boshti logjik se Timoja e ka formësuar personalitetin dhe individualitetin e tij krijues, natyrisht si një poet me prirje
dhe synime specifike. Poezia e tij shquhet për një guxim qytetar, për shpalim dhe demitizim të realitetit të shtrëmbëruar, për lartësim të lirisë dhe vullnetit njerëzor, për ç’mistifikim të fshehtësive të shumta, për zhveshje nga  oportuniteti dhe konformizmi. Me një fjalë ky poet e sheh botën që e rethon në mënyrë shumë reale dhe konkrete, jashtë çdo euforie e romantizmi. Moderniteti i poezisë së Mërkurit e ka zanafillën tek studimet dhe  vëzhgimet e holla, tek shprehja e botës së tij të brendëshme, në bazë të ndijimit dhe përjetimit të dukurive jetësore, natyrore e njerëzore. Nga kjo më së miri mund të kuptohet fakti se poeti duhet të respektojë vetëm vullnetin e tij, pra të poetizojë ashtu siç e dirigjojnë bindjet dhe botkuptimet e tij, pa pranuar asnjë nënshtrim apo përulje, sepse ato të fundit janë vetëvrasje për krijuesin. Kjo do të thotë se mbi të gjitha qëndron individualiteti i krijuesit, mëvetësia e tij shprehëse, imagjinata, intuita, forca perceptuese etj.

Duke marë shkas krijimtarinë poetike të Timos arrij në gjykimin se poetët e aftë gjithnjë e kanë  ruajtur unin e tyre dhe nuk kanë lejuar të nëpërkëmben nga faktorë të jashtëm. Për këtë arsye ka ardhur koha që ata të studiohen e të vlerësohen objektivisht, me mature, qetësi e gjakftohtësi me qëllim që secili të gjejë vendin e vetë të merituar në bashkësinë e komunitetit të krijuesve, të cilët mbrujnë letërsinë bashkëkohore shqiptare.

Në kontekstin e vështrimit konkret të poezisë së Timo Mërkurit ndeshemi në disa veçori. Ura e poezisë së tij mbështetet në tre plinta të fuqishme që e bëjnë atë të qëndrueshme dhe të rezistueshme për kohën e sotme, madje dhe të nesërme; Lotët e dhimbjes, klithjet e shpirtit dhe dashuritë e paskaj të zemrës. Një nga këto hallka të mungojë ose të çalojë në tërësinë e tyre, prishet cilësia, humbet konfiguracioni i unit poetik, i qënësisë dhe i mbruatjes së tij.

Ai e ka ndjerë gjer në të fundit qelizë dridhërimin, pikëllimin dhe trishtimin e një kohe perverse e të shëmtuar, e një kohe që ligjin e bënte plumbi dhe krimi. Viti 1997 hyri në jetën e poetit dhe ngjizi në të një dramë e tragjedi të pashoqe, me pasoja katastrofike e fatale. Ajo kohë, siç mori jetë njerëzish  e të rinjsh të pafajshëm, shqiti dhe një copëz të dashur të shpirtit të tij, Tono Mërkurin. Nuk mund të rinte mënjanë e indifferent poeti kur ai vit hyri në shtëpitë e shqiptarëve si një zezonë që mbartte një mal me dhimbje e dëshpërim Aq dhimbje krijoi ai vit sa:” mu kërrusën supet nga pasha e arkivoleve/M’u thinjën flokët brenda një dite nga lemeria që më panë sytë/Kështu eci drejt Golgothës së jetës/ duke mbajtur peshën e këtij viti/si një kryq mbi shpinë”.

Nuk është e vetmja poezi që bën fjalë për këtë vit të mbrapshtë, për këtë situatë mortore. Poeti i brengosur pohon me të keq se “s’ka më vend në varreza/për djemtë e porsa vrarë u prish murri rrethues/ u prenë bungovilet, agaviet, limoni që kuvendonte me detin…” Dhe në fund të poezisë poeti me të drejtë pyet: “Pse mos ti bëjmë varrezat në mes të qytetit/Çndryshim kanë të vdekurit prej nesh?/Të vrarë ata, të vdekur dhe ne”. Në këtë gjëndje shpirtërore të rënduar poeti jep një situatë të kobëshme, të paprespektivë.

Për këtë kohë (që mos ardhtë kurrë) poeti me ndjeshmërinë e tij radhit në të tre vëllimet motive të ndryshme, por që kanë një linjë, një temë, një fytyrë. Kështu te “Bulevardi i dhimbjes” …”dhimbja ka një emër fëmije/dhe vdekja ka emrin shtet”, te “Përkujtimoret” shprehet se…”këtej kaloi vdekja/ndalohet gëzimi”, te “Pranvera nuk erdhi” poeti konstaton me dëshpërim se “lulet rinë të tulatura mos i bëjnë kurora mortore/ e zogjtë heshtin/vetëm prilli/borë hedh mbi flokët e nënave/ ulur në prag të vetmisë/me sytë nga deti…” etj etj. shëmbuj.

Por shpirti i poetit jo vetëm ndjen lëndim e dhimbje por edhe klith. Klith për kohën dhe për ata që i japin emrin kohës. Klith për refugjatin e mbytur në det, për djemtë që s’erdhën dhe sot nga kurbeti, sa “nga lotët e derdhur është hidhëruar deti”. Klith që dhe këtë vjeshtë, fushave të Vurgut plugu s’ra. Klith për fshatin e refugjatëve ku “Tani këngët lindin si fëmijë të vdekur/dhe për më keq akoma nuk ka kush ti varros”. Klith për vajzën që punon në Milano….dhe shtëpia e bukur e ngritur në qytet i ka dritaret të vogla, si sy të ulur nga turpi.

Përgjatë këtij tuneli të errët poeti sërish me mundim e kërkon dhe e gjen dritën në fund të tij. Dhe drita s’është gjë tjetër veçse dashuria e madhe që ai ndjen për jetën, për qytetin, për bashkëqytetarët, për të afërmit e tij të shtrenjtë Nitën, Tonon, Polinën e vogël, mëmë Kaninë, Minen, Babin, Zhulin, Kolë Mërkurin, hallë Sofinë, për poetët N.K e K.M., për dashurinë e vërtetë, për ullinjtë, për detin, për historinë traditën e trollin.

Edhe dhimbja e klithja e poetit nuk qëndrojnë të veçuara në qiell por bashkëpunojnë e flasin gjithnjë e vazhdimisht në emër të dashurisë dhe aim bi ungjillin e fjalës “vdekje” shpall botërisht vetëm ungjillin e dashurisë.

Ja pse vëllimi dinjitoz e i mrekullueshëm “Anatomia e lotit” i poetit Timo Mërkuri, shtypur me aq kulturë dhe me një paraqitje grafike të admirueshme nga shtëpia botuese “Neraida” me botues zotin Jani Malo, jo vetëm e pasuron, por dhe e nderon biblotekën e lexuesit. Lulet e poezive të tij do mbeten në mëndjet dhe në duart tona përherë të bukura e të freskëta.


Botuar te Gazeta “Ndryshe” më 12 Dhjetor 2008

2 comments:

  1. Mirëdita, ndërsa jeni duke e lexuar këtë, dijeni që problemet tuaja janë zgjidhur përgjysmë nëse mund të ndërmerrni veprime në lidhje me to sepse ajo është një grua e fuqishme shpirtërore atje e quajtur Dr dawn acuna, të cilën e takova duke lexuar një artikull në internet, ajo më ndihmoi me një magji që ma ktheu burrin pasi burri më la për më shumë se 8 muaj, ajo bëri një magji që më ndihmoi të mbetem shtatzënë për burrin tim dhe tani kemi 2 fëmijë të bukur, tani jeta ime në martesë po shkon mirë, çfarë mund të kërkoj më shumë .... a keni problem që dëshironi të zgjidhni?

    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të pajtoheni me burrin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për të kuruar ndonjë sëmundje.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Dhe shumë të tjera, acuna e agimit do t'ju mahnitë me Fuqitë e saj të mëdha. kontaktoni atë në whatsapp: { +2348032246310 }
    Email: { dawnacuna314@gmail.com }

    ReplyDelete
  2. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * magji dashurie
    * magjitë e tërheqjes
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtëse
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    * magji llotarie
    * magji me fat
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete