Monday 14 May 2018

Mbi librin "Identiteti iso-polifonik"



DY FJALË PËR LIBRIN “INDETITETI ISOPOLIFONIK” TË TIMO MËRKURIT

Nga Kostandin Vogli, shkrimtar


Në tranzitin e kohërave, në vrapimin e gjatë si maratonë nëpër shekuj, ku njeri brez ja lë brezit tjetër si stafetë për ta çuar më përpara, ISO-POLIFONIA më në fund po konsolidohet në një këndvështrim më pranë realitetit, kjo edhe falë punës së palodhur të Timo Mërkurit.
Ky studjues këmbngulës me dëshmitë e tij të herëshme për vajtimin dhe për këngën, mendoj se i vënë vulën mendimeve që i sillnin një traum art- kultures së krahinës së Himarës. Dhe këtu, Mërkuri ka ngulur këmbë, (dhe ashtu është) se polifonia është tjetër stil të kënduari, dhe iso -polifonia është më e lartësuar. Kënga polifonike këndohet në shumë krahina, por përparësi i është dhenë iso -polifonisë. Dhe e veçanta e saj, si e thekson edhe Timoja, isua është marrë nga isua e grave që mbajnë kur një vajtojcë qan të vdekurin. Iso -polifonia është këngë me katër zëra, bile edhe me gjashtë sipas stilit të ri Piluriot, stilizuar nga Lefter Çipa. 

Sipas autorit iso - polifonia e kënduar sipas dialekteve e krahinave në Shqipërinë e jugut, tashmë e mbrojtur nga UNESKO, është një thesar, një e vaçantë botërore. Por më madhështorja e iso - polifonisë është kënga Himariote. Dhe me të drejtë Mërkuri i ngre hymne, sepse frikësohet nga disa shtrëmbërime që mundohet t’i bëjë ndonjë që nuk e njeh mirë iso - polifoninë.
Këtu ngul këmbë autori i librit “ IDENTITETI ISO-POLIFONIK`. Polifonia është polifoni, dhe iso-polifonia është polifoni ku e shoqëron zëri i katërt , iso-ja dhe më muzikor, me shumë persona, dhe më i fuqishëm. Por duke mos e mbytur zërin e marrësit, të hedhësit apo të kthyesit, isua është si një miratim i atyre të treve. Një aprovim që ashtu është e jo ndryshe. 

Autori mendon se është traumatike shtrëmbërimi i miteve, identiteteve dhe teknikave popullore të të kënduarit me iso. `Hajt t`ja marrim vënçe”, -thotë Timo Mërkuri. E thotë se ashtu është thënë në shekuj nga lebërit dhe bregdetarët. Dhe ai ka të drejtë, sepse menjëherë formohet grupi, dhe personat që do të mbajnë ison janë të vaçantë, zëmelodiozë.
Autori në këtë liber saktëson polifoninë dhe iso-polifoninë. Është shumëzërëshi ynë popullor që e quajnë iso-polifoni, -thekson autori.“Është ai “diamant” që i shton vlerën kurorës mbretërore dhe që ka detyruar popujt, kombet, personalitete të kohës të kthejnë kokën nga ajo që së fundi tërhoqi vëmëndjen e UNESKO-s, e cila zgjati dorën për ta marrë në mbrojtje”. Kështu thotë autori. Dhe vazhdon më poshtë…Isoja në vetvete është si shtrati që shkon lumi…”

E veçanta është se nganjëherë marrësi e lë këngën në melodinë e isos. Pastaj futet kur duhet në këngë. Dëgjoja babanë kur këndonte i vetëm, sepse nuk i rrihej dot pa kënduar. Ja merrte, ja kthente, ja hidhte, por në fund mbante iso. Këto i bënte njëherësh njerën pas tjetrës. Dhe isua ja jepte lezetin këngës.
Autori e vërteton, mund të them shkencërisht se “lisit po i preve rrënjët, ai nuk është më lis, por brënda një vere quhet dru zjarri” Shiko sa madhështi ka isua. Pa iso nuk ka këngë iso-polifonike. Dhe autori ka të drejtë kur thotë, se isua vjen nga lashtësia dhe fillesën e ka nga vajet. Nuk është e vjedhur, por është “VESA MBI KËNGË” e një populli të vacantë që i ka kënduar këto këngë me iso. 

Si thekson dhe autori, Hahni e ngatërron nw ritet mortore ulërimën e parë kur vjen mandati. Ai e quan (ulërimë ujqish). Por pak më vonë, nëna, motra, gjyshja apo gruaja e tij, fillojnë vajtimin me vargje prekse ku shumë herë të rrënqethin. Por menjëherë fillon isua e grave. Dhe sipas zërave të tyre, të jepet përshtypja sikur ka hedhëse, kthyese, dhe isua e madhe e grave vazhdon ritmin. Po ashtu ka ardhur edhe në këngë. Timoja e sqaron më së miri për hedhësin e këngës himariote, por edhe piluriote. “Ai që me zërin e tij (klithmë), të mban frymën pezull e të rrënqeth trupin, nuk është gjë tjetër veçse ai ‘gjëmtari” që klith në të qarën me botë në gjëmë”. Hedhësi që perhap gjëmën, dhimbjen apo gëzimin që përcjell kënga. 

Kënga me iso nuk është një shpikje e re. Ajo si e thekson edhe autori dhe si e permëndëm vjen nga thellësia e kohërave. Po të mos ishte fillesa, nuk mund të kishte vazhdimësi në ditët tona. Përndryshe, - thot autori Timo Mërkuri, “nuk mund të quhet krijim artistik i ndërgjegjshëm”. Ai thotë në vazhdimësi. “Le të admirojmë edhe mrekullinë e kombit tonë që shndërron vajtimin në këngë”.

Isua thotë autori, është përshtatur edhe në ceremonitë fetare. Vargjet e thëna në vajtime janë bërë edhe këngë. Dhe jo këngët vajtim. Se pastaj nuk kanë asnjë lidhje. Autori kritikon shkrimet e dëshpëruara për tjetërsimin e polifonisë, apo iso-polifonisë shqiptare. Por ndryshimi i iso-polifonisë labe me atë himariote, autori e argumenton bukur, pa shpërfillur asnjerën. Por ai nxjerr më në dukje, më madhështore, më artistike, më humane, pa gjak e hajdutëri si e thekson ai këngën himariote (bregdetare) apo edhe e veçanta, ajo piluriote. Mërkuri i dëshmon këngët me iso që në kohën e Skënderbeut, si i ka shkruar Barleti, kur luftëtarët himariotë i kënduan kapedanit të tyre Linjerosës, i cili u vra në betejën e Torviollit.

Autori për iso-polifoninë flet me nota muzikore, ku është i gatshëm të këndojë me nostalgji edhe me lotë në sy. Aq dashuri ka për këto këngë; sepse është ajo fara nga lulzuan këngët e bregdetit. Këtu Timua duhet të permëndë të gjithë bregdetin, jo vetëm shtatë fshatrat e Himarës. Por që nga fundi i Llogarasë deri në Lëkurës, e cila ka qënë pjesë e Himarës, dhe porta e bregdetit, kur vinin dyndjet osmane ose hordhitë e kriminelit me damkë Ali Pashës. Sepse në këto fshatra këndohen me entusiazëm këngët himariote. Kënget e botës JONIANE. Autoti thekson se këto këngë “kanë qënë shumë më fine dhe më elegante, shumë më shumë aristokratike në periudhën para osmane”. Bregdeti i Himarës nuk e jetoi natën pesë shekullore osmane, - thekson autori. “Nga dritarja hynte drita europiane, në shpinë kishte natën, por në ballë i ndrinte dielli”.

Dalja në skenë e grupit të Pilurit është e vonë. Më 1974. Dhe duhet marrë si e veçanta e kohës së lulëzimit, ose e rilindjes piluriote me Lefter Çipën. Ardhja e pranverës, thotë Timo Mërkuri për këngën himariote, ishte lindja e grupit të Neço Mukos. Por kjo këngë, përveç stilizimeve, është e ardhur nga thellësia e shekujve. Ishte traditë e krahinës kënga vënçe me iso.Pavarësisht përmasave që mori me grupin e Neço Mukos,
 Piluri permëndet edhe për bejtet,- thotë Mërkuri. Dhe me ato që thuheshin me dashamirësi dhe pritnin njëra - tjetrën, ndihmonin në jetën shoqërore të fshatarëve. Me hyrjen në këngën piluriote të poetit popullor Lefter Çipa, i cili e filloi me këngën “ Beje e bardhe” , ”Nje grusht balte e kesaj toke” etj. etj. Lefteri i ngriti këto “mbi një shtrat këngësh”, - thotë autori. Ai ngriti në nivelin artistik tekstet e këngëve popullore. Këtu autori flet me respekt dhe profesionalizëm për arritjet e këtij grupi, dhe të atij poeti. 1300 këngë. 19 libra, thotë Timoja , nuk janë pak. Dhe permënd disa kryevepra të tij. “Fjalët na dalin nga buzët si këngë”, - thotë për Lefterin. 

Autori e përshkruan bukur, por me vërtetësi jetën e fshatarëve të tij, piluriotëve. Prandaj dhe kjo bashkëjetesë, burrë- grua, ku gruaja merrte pjesë kudo edhe në këngë me iso edhe me kobure. Përderisa ato këndonin dhe vallzonin së bashku me burrat, kjo i dha përparësi këngës, sidomos tek “Bejkë e bardhë” e të tjerave, ku marrëse e këngës u bë një vajzë, së bashku me një djalë. Dhe përbërja e grupit ishte e përzier. Bile thotë autori, “kënga fitoi një finesse të theksuar dhe melodioze”.

Autori permënd legjendarët e këngës himariote Neço Muko himarioti, dhe më vonë korifejtë e këngës iso- polifoni himariote Dhimitër Varfi, Katina Bejleri etj. Madhështor dhe monumentale.
Mendoj se me këtë lartësi që janë ngritur këngët himariote dhe piluriote, kanë arritur lartësinë maksimale, ku nuk kanë ku të shkojnë më lart. Kanë arritur majen e Çikës.
Por një monument i studimit të iso- polifonisë është edhe Timo Mërkuri, i cili i bëri me librat e tij studimorë të mbahet mend. Do ngelen, do dëgjohen dhe do të studjohen në shekuj, sepse Timoja i ka përjetësuar ato. 

Timo Mërkuri ka ngritur një obelisk për këngët himariote, piluriote e bregdetare në Qafën e Llogorasë, për të ndriçuar të gjithë bregdetin. Për të gjithë bregdetin jonian, por edhe mbrapa maleve të Akrakerauneve. Në Labëri e në gjithë Shqipërinë ku këndohen këngët vënçe me iso-polifoni. Kënga vënçe është iso-polifoni, dhe nuk ka gjë të përbashkët me polifoninë pa iso. 
Duke i marrë për bazë shumë mendime të Timos, kuptojmë se këngët dhe meloditë, kanë humbur gjatë shekujve. Por në bazë të tyre janë krijuar të reja deri në ditët e sotme, ku tani inçizohen, filmohen dhe vazhdojnë të këndohen nga brezat e rinj. Dhe këtej e tutje asgjë nuk humbet. Vetëm shtohen dhe gjithmonë e më bukur me stilizime iso- polifonia. Dhe akoma më madhërishëm e më të kumbushme do të ushëtojnë në malet e Akrakerauneve anë e kënd nga bregdetarë që nuk jetojnë dot pa iso-polifoninë.

Bravo Timo! Me librat që ke shkruar për iso- polifoninë, ke përjetësuar edhe emrin tend!


Sarandë, më 14.05.2018